Policia kap vjedhësin e bizhuterive dhe të parave në një banesë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

 

Krimet e ndodhur ndaj shtetasve të ndryshëm në çdo kohë janë në vëmendjen e policisë dhe gjetjes së autorëve të tyre. Kështu ka ndodhur edhe me një ngjarje të ndodhur rreth dy muaj më parë me një vjedhje të banesës së një qytetari. Burime policore bëjnë me dije se nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë u bë ndalimi i shtetasit në kërkim Mikel Demiri, 27 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan. Sipas informacioneve të marra bëhet me dije se ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas më datë 20 shkurt 2013,  në lagjen “Beqir Dardha” ka vjedhur banesën e shtetasit G. K, nga ku ka marrë disa bizhuteri florir. Gjithashtu ky shtetas dyshohet të jetë autor i vjedhjes së Farmacisë së shtetases D. P, ngjarje e ndodhur  po në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan, me datë 15 prill 2013 nga ku ka marrë një sasi parash prej 3 milion  lekë të vjetra. Bëhet e ditur se policia po punon intensivisht për kapjen e personave të tjerë të cilët kryejnë vepra penale të ndryshme. Ndërkohë, materialet lidhur me këtë vepër penale do t’i kalojnë Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Hyqmet ZANE

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here