Policia parandalon krimin dhe kap autorin e një plagosjeje

 

Në mesditën e ditës së diel ka ndodhur një ngjarje ne fshatin Pajovë të Elbasanit. Burimet policore bëjnë me dije se në vendin  e ngjarjes u dërguan shërbimet e policisë të Komisariatit të Elbasanit, ku konstatuan se në një kantier ndërtimi në fshatin Pajove ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi L. K, 50 vjeç, banues po në fshatin Pajovë. Nga ana e saj, policia e Elbasanit menjëherë prej një harku kohor të shkurtër bëri të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin, kapjen e më pas arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes. Sipas policisë thuhet se autori i plagosjes është shtetasi Agron Lluca, pronar i një kantieri ndërtimi në fshatin Pajovë. Gjithashtu bëhet me dije se autori i ngjarjes, pas një konflikti për motive të dobëta me të dëmtuarin, ka qëlluar mbi të me armë zjarri tip automatik. Ndërkohë që i dëmtuari u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku po merr ndihmën mjekësore, nga policia u sekuestrua dhe arma e krimit. Po gjithashtu po ditën e diel, nga Policia e Elbasanit, mbi bazën e planit të operacionit për parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, për kapjen e personave në kërkim, si dhe personave të cilët posedojnë armë dhe municione, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës u bë i munduar arrestimi në flagrancë i dy shtetasve. Policia bën me dije se ka arrestuar Endri Ago dhe Denis Boçi, përkatësisht të moshave 28 dhe 30 vjeç, që të dy këta shtetas banues në Elbasa. Nga ana e policisë bëhet sqarimi se arrestimi në flagrancë i tyre u bë pasi, pas informacioneve të marra nga ana e policisë, këta shtetas posedonin armë dhe municione. Menjëherë u be i mundur kapja e tyre dhe gjatë kontrollit fizik të tyre iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip Ekol special si dhe një arme tip Berete. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesave të tyre iu sekuestruan edhe një armë pistoletë me silenciator si dhe dy krëhëra pistolete policia e Elbasanit, gjithashtu në ndjekje të personave me precedent kriminal kanë arrestuar shtetasin Florian Lamcja, 22vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej” në Elbasan. Burime nga policia bëjnë të ditur se kapja e tij u bë pasi, ky shtetas  dyshohet se më datë 18 prill 2013, në lagjen ‘Brigada 17” po në Elbasan, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë tip pistoletë shtetasin A. H, 26 vjeç, banues në Elbasan. Ndërkohë që i dëmtuari u dërgua në spitalin e Elbasanit ku mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale ‘Vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 78, 278 të Kodit Penal.

 

Hyqmet ZANE