Portreti i Universitetit Bujqësor të Kamzës, në librat monografikë me kujtime

Në festën e 1OO-vjetorit të Pavarësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës e meriton plotësisht një “fjalë lapidare” për dashurinë e lirisë dhe demokracinë monumentale. Është e nevojshme që atij t’i jepet si stoli “bukuria e fjalës” artistike, ashtu si “dekori i luleve” me ngjyra të ndezura, që shton gjelbërimin, aromën dhe “flladin” e peizazhit universitar

Si asnjë universitet tjetër ne vend, Universiteti Bujqësor i Kamzës, me një jetë 6O-vjeçare, e ka të shkruar “historinë e dijes” bujqësore dhe radhitet me dinjitet në krenarinë kombëtare të diturisë dhe shkencës. Brenda 1O-vjeçarit të fundit 2OO1-2O11 u botuan dy libra të bukur universitar, ku spikat fuqishëm zëri rinor, atmosfera e dijes nëpër dejet kombëtare nga një armatë specialistësh të kualifikuar, ngjarje e histori të patreguara më parë. Duke qenë “monument kulturor” në Kodër-Kamëz, ai ka tërhequr vëmendjen e disa “penave letrare” dhe nxit përherë krijimtari të bukura.

Monografia e parë historike “Universiteti i Blertë” (1951 – 2OO1), botuar nga autorët Prof. Dr. Hulusi Hako dhe ekonomisti agrar, Spasse Thanasi, tregon hapat e mëdhenj dhe të sigurt të një “gjiganti” në jetën tonë kombëtare. Libri sjell te plotë me detaje kronikën e përurimit, gjenezën e Institutit të Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor i Tiranës), hapësirën dimensionale të dijes nëpër degë e fakultete, frymëmarrjen e shkrimeve dhe botimeve në gazetën “Studenti i Bujqësisë” dhe homazhin për figurat e shquara që punuan për lartësimin e përparimin e Universitetit e që lanë aty veprën e tyre fisnike.

Libri i dytë memorial: “Rrëkezat e kujtimeve” (1951 – 2O11), me bashkautor Spasse Thanasi dhe Rexhep Çullhaj, sjell “histori brezash” dhe “kujtime rinore” nga vitet në Universitetin Bujqësor që në vite e dekada ka pritur e përcjell “banorët” e tij të rinj me moshë 2O-vjeçare.

Kjo kolanë librash në vazhdimësi do të pasohet me librin e tretë të titulluar “Monumenti i dijes”, që do të vargëzoj “magji të reja” universitare e do te plotësoj “hapin” e universitetit më evenimente të rëndësishme të historisë bujqësore shqiptare…Libri që po përgatitet nga bashkautorët Spasse Thanasi e Gjon Fierza do të ketë “gjurmë” të reja në rrugën e specialistëve të bujqësisë, që janë një pasuri e paçmueshme që përgatit Universiteti Bujqësor i Tiranës. Me një botim të tillë domethënës “fytyra” e Universitetit do të ndriçohet më shumë, portreti i tij do të lartësohet më tepër përball zhvillimeve te vrullshme të demokracisë. Edhe në festën e 1OO-vjetorit të Pavarësisë Universiteti ynë e meriton plotësisht një “fjalë lapidare” për dashurinë e lirisë dhe demokracinë monumentale, e ka të nevojshme “bukurinë e fjalës” artistike, ashtu si “dekori i luleve” me ngjyra të ndezura që shton gjelbërimin dhe “flladin” e peizazhit.

E meriton ketë ndjenjë plotësisht universiteti ynë!

Faleminderit autorëve, në angazhimin e tyre, për të sjell për universitetin libra me memorie historike e kujtime nga shume breza.

 Nga Luan Ahmetaj

 

 

 

 

Comments are closed.