PPE, Martens: Tërheqja e PS nga KQZ, e papranueshme

 

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Wilfried Martens, nëpërmjet një deklarate mbi situatën politike në Shqipëri dënon atë që ai e quan, bojkot të KQZ nga anëtarët socialistë dhe shpreh mbështetjen për PD-në e kryeministrin Berisha.  “Kam ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në Shqipëri që nga largimi i LSI nga koalicioni qeverisës për tu bashkuar me opozitën. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të reflektojë për riorganizimin e tij”, theksoi Presidenti i PPE. Sipas Martens, “Riorganizimi ka një rëndësi të madhe për të ruajtur ekuilibrin brenda KQZ-së, e cila është përcaktuar në bazë të marrëveshjeve ndërpartiake dhe ligjeve mbi zgjedhjet të hartuara me ndërmjetësimin e OSBE/ODIHR-it, implementimi i të cilave ka filluar të konsolidohet që nga viti 2004”.  Ai tha se, cdo përpjekje për të ndryshuar balancën për të cilën është rënë dakord, që 4 anëtarë të KQZ-së të propozohen nga qeveria dhe 3 nga opozita, është një përpjekje për të destabilizuar tërë sistemin zgjedhor dy muaj para zgjedhjeve. “Në këto rrethana, tërheqja e anëtarëve socialistë të KQZ-së është e papranueshme”, shtoi Ëilfried Martens.  “PPE mbështet fuqishëm kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike dhe është e bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojnë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE”, thekson Presidenti Martens deklaratën e tij. Më tej ai shprehet se megjithëse është e panevojshme të thuhet, PPE mbështet fuqishëm kryeministrin Sali Berisha dhe Partinë Demokratike, dhe është e bindur se zgjedhjet e 23 qershorit do të shënojë një hap vendimtar për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme të qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të reflektojë edhe riorganizimin e koalicionit qeveritar, thekson ai, duke shtuar se, kjo është e një rëndësie të madhe për të ruajtur ekuilibrin brenda KQZ-së.