Prag epidemie në Shqipëri, ISHP: 15 mijë të prekur në një javë

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shtohet numri i rasteve të prekura nga gripi në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga  Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa apelon që qytetarët të tregojnë kujdes për t’u mbrojtur nga virozat stinore, në kushtet e temperaturave të ulëta. Sipas ISHP-së, rreth 15 mijë raste me viroza gripale regjistrohen në javë në të gjithë Shqipërinë. Qarkullimi i virozave stinore është brenda aktivitetit sezonal normal. Ndërkohë, sipas EuroFlu, Shqipëria përfshihet në vendet me qarkullim të ulët të virozave stinore. Mjekët theksojnë se nuk ka vend për panik, por për kujdes, duke paralajmëruar shtim të rasteve në javët e fundit të shkurtit, madje edhe në javët e para të marsit. Në vend qarkullojnë viruset e gripit të tipit A dhe B. “Një pjesë e rasteve me grip janë të tipit B, ndërsa 30 për qind me grip të tipit A. Nuk kemi ende situatë epidemike, 3000 raste më pak në krahasim me vitin e shkuar”,- thotë ISHP-ja në një njoftim të sajin.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here