Pranvera në tavolinën tonë

Me ardhjen e pranverës ditët janë zgjatur dhe ndërrimi i stinës nuk është bërë i dukshëm vetëm në veshjet tona, të cila tjanë më të lehta por edhe tek ushqimet që ne konsumojmë. Edhe në tavolinë bie në sy ardhja e pranverës dhe menuja e kësaj stine është jo vetëm e këndshme por edhe e shijshme, dhe sigurisht që nuk lejon në shtimin e peshës sonë trupore.

Për përgatitjen e një tavoline speciale vijnë në ndihmë rreshtat e mëposhtëm. Si fillim këshillohet konsumimi i gjërave të lehta, si përshembull një fetë buke e shoqëruar sipër me domate të prera në forma të vogla, vaj ulliri dhe disa fletë borziolu. Më pas është mirë të përgatitet një drekë speciale, edhe kjo e lehtë por plot me kalori, dhe më mirë se kushdo tjetër në të tilla raste na ndihmon përdorimi i peshkut. Kjo pjatë mund të shoqërohet me zarzavate të stinës por kryesisht është mirë që të shoqërohet me sallatën jeshile ose rukolat të cilat shkojnë me feta portokalli të kuqe dhe pak kripë.

Një tjetër recetë për këtë stinë është edhe pjata me makarona, të cilat shoqërohen me perime të ndryshme dhe në këtë rast me bizele, qepë, vaj ulliri, domate të prerë në copa të vogla. Për të mbyllur këtë menu, nuk kishte sesi të mungonte shoqëruesja e vetme e stinës së nxehtë, akullorja. Këshillohet të shoqërohet nga fruta të ndryshme, ku kryesoret e stinës janë luleshtrydhet. Dhe në fund në tavolinë nuk duhet të mungojë një shishe vere e bardhë dhe e ftohtë gjithashtu.

Comments are closed.