Pranverë, VIP-at vihen në dietë….

Elena Santarelli bashkë me dietën bën shumë gjimnastikë, Victoria Beckham dizenjon kostume që të dobësojnë ,Valeria Marini në shtatë javë humbi 11 kile duke u sakrifikuar në “Isola dei Famosi”. Edhe Canalis, Beyoncé dhe Mariah Carey kanë truket e tyre të vogla për t’u shfaqur gjithmonë në formë. Përpara provës së daljes në plazh ja çfarë bëjnë femrat e njohura për të qenë perfekte. Pas lindjes së fëmijës së saj Santarelli ka humbur 24 kile në një vit , por në trupin e saj nuk ka asnjë shenjë vuajtjeje. Fizik i skulpturuar dhe rrumbullakësitë në vendin e duhur e bëjnë atë të duket një femër sexy dhe sensuale. Ajo shpjegon vetë formulën e suksesit: “Nuk kam improvizuar dhe nuk kam nxituar. Shkova tek një dietolog  dhe nuk më rekomandoi një dietë të fortë…pjatat ishin të larmishme dhe ato që duhen. Shpenzoj kalori në palestër dhe acquagym tre herë në javë me të voglin Giacomo. Gjimnastika më e mirë është të ecësh vazhdimisht”.Victoria Beckham ka shkuar edhe më tej. Ajo e apasionuar pas modës dhe dizajneve është e aftë të krijojë fustane të cilat të tregojnë edhe 7 kile më pak. Fansa të fustaneve të saj janë Kate Winslet, Kim Kardashian e Oprah Winfrey. Beyoncé është kthyer në formë të shkëlqyer vetëm dy muaj pas lindjes dhe kolegia e saj Mariah Carey falë dietës së Jenny Craig ka humbur 14 kile pasi lindi dy binjakët e saj.

Comments are closed.