Nano takon Idrizin: Jemi në rrugën e duhur për zgjidhjen e dialogut mes drejtuesve të politikës

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Pas takimit me kreun e Partisë Socialiste, kreun e LSI-së dhe ambasadorin e SHBA, ish lideri socialist Fatos Nano i vetëshpallur kandidat për president vijon takimet me krerët e partive politike për të siguruar votat. Mesditën e sotme ai është takuar me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi për t`i kërkuar mbështetjen për të qënë në garë për postin e kreut të ri të shtetit. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit, Nano theksoi se tashmë procesi i zgjedhjes së presidentit është në rrugën e duhur për të zgjedhur dialogun me drejtues të forcave politike parlamentare. “Jemi në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun mes drejtuesve të politikës, jo vetën në funksion të zgjidhjes së çështjes së presidentit, por edhe si objektiv i përshpejtimit të reformave për integrimin e vendit por edhe për këtë klimë të nevojshme në çështjen e intergimit kombëtar dhe europian të shqiptarëve. Është kënaqësi që për shkak të iniciativës time po ndodhin kaq shumë takime që ishin mungur për kaq shumë kohë”, ka theksuar Nano. Ai përsëriti gjithashtu se procesi dueht të jetë i zhveshur nga ndrojta dhe nëse ka ofera të tjera, sipas tij është një stimul më shumë për të nxitur publikun të jetë më i informuar. Pyetjes se kur pritet të zhvillohet takimi me kryeministrin Berisha, Nano iu përgjigj se ky takim pritet të zhvillohet tepër afër. “Nuk dua të interferoj e të ndërpres agjendat e krerëve të shtetit, takimk është tepë i afërt”, vijoi ai. Ndër të tjera, Nano ka komentuar edhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, ku deklaroi se ato janë kritike. “Partitë politike shqiptare kanë të gjithë eksperiencën dhe kanë dhënë shembuj të mjaftueshëm të një kulture evropiane që të mos viktimizohen nga incidentet e fundit, klasa poliitke nuk ka interes të përfshihet me emocione nga konfliktet e vjetra dhe të ngutet për të paraqitur çdo incident që ndodhë në frymën e vjetër ndërfetare’, nënvizoi ai. Ndërkohë më herët, pas këtij takimi kreu  i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka vlerësuar Fatos Nanon si një person me profil të lartë dhe me vizion të qartë për integrimin e vendit në BE ndërsa ka vlerëaruar gjithashtu edhe kontributin dhe platformën e tij. “Urojmë që shqiptarët të kenë president konsensual. Për partinë tonë, presidenti duhet ta zbatojë kushtetutën në mënyrë integrale për aspiratat e popullit për bashkim kombëtar, është proces që nuk zgjidhet në mënyrë të njëanshme, ne duam president të mirëpranuar, një figurë që të jetë garant i Kushtetutës, të dije të thotë jo për ligjet që bien ndesh me proceset integruese”- tha ai. I pyetur nëse vota e PDIU-së do të jetë pro Nanos president, Idrizi ka theksuar se PDIU vlerëson Nanon si person me profil të lartë dhe me vizion të qartë që për proceset integruese. “Ne do japim kontributin tonë që presidenti të jetë figurë e gjithëpranuar nga partitë parlamentare, ose jo, por edhe nga publiku shqiptar”, u shpreh Idrizi.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin