Bota

Presidenti kërkon rrogë shtetsë, kam dy gra

Një kerkese e rralë ka ardhur nga keu i shtetit të Filipineve. Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërkon të paguhet më shumë. Duke folur në një takim gjatë të enjtes, Duterte tha se rroga nuk i mjafton. “Lodhem shumë dhe e dini sa fitoj? 200 000 (piso filipinas). Unë kam dy gra.

Rroga ideale do të ishte le të themi, pa shaka, 1 500 000”, tha ai. Në vitin 2016, ish-presidenti Benigno Aquino firmosi një urdhër ekzekutiv për të rritur rrogën e personelit civil dhe ushtarak. Kjo u bë përmes një rritjeje konstante përgjatë 4 viteve.

Paga e presidentit hyn në kategorinë 33, që do të thotë se vitin tjetër rroga e Dutertes shkon në rreth 7 714 dollarë në muaj.

Duterte ka ish-gruan Elizabeth Zimmerman, e cila kërkoi anulimin e martesës në vitin 1998, pasi zbuloi se ai e tradhtonte. Ndërkohë, partnerja e tij e re është Cielito Honeylet Avancena

Lexoni edhe: