Presidenti Topi, dekoron disa personalitete me kontribute në demokraci

Presidenti Bamir Topi dekoroi sot personalitete të ndryshme me kontribut të rëndësishëm për rrëzimin e diktaturës komuniste, ndërtimin e demokracisë shqiptare dhe lartësimin e vlerave kombëtare. Presidenti Bamir Topi ka dekoruar figura të spikatura për demokracinë në Shqipëri dhe ish të përndjekur Politikë. Disa prej tyre kanë qenë njerëz aktivë në lëvizjet e 1990, për përmbysjen e regjimit diktatorial, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të përndjekur politikë të cilëve u jepet titulli pas vdekjes. Me medaljen “Pishtari i Demokracisë”, Topi ka dekoruar Ardian dhe Raif Elezi, Gëzim Kalaja, Adrian Kati, Ylli Tasi, Ylli Tabaku, Feim Iljazi (pas vdekjes) dhe Yllbardh Bodinaku. Ndërsa me medaljen “Martir i Demokracisë” janë dekoruar pas vdekjes dy vëllezërit Mark dhe Gjergj Sokoli, me motivacionin: “Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, deri në aktin sublim të dhënies së jetës për liri dhe drejtësi”.

Comments are closed.