Presidenti Topi dekreton Kodin Penal dhe kalimin e INSTAT në varësi të Kryeministrit

Presidenti Topi ka dekretuar ndryshimet në Kodin Penal, 20 ditë pas miratimit në seancën plenare. Ai ka vënë firmën në dokumentin që morri konsensusin në minutën e fundit, për tu miratuar me shumicën e cilësuar, me 3/5. Kodi Penal, bashkë me 4 kode të tjera prej dy vitesh qëndronte i bllokuar në Kuvend për shkak të mos marrëveshjeve mes dy partive kryesore. Në seancën parlamentare të datës 1 mars, pavarësisht debateve dhe kundërshtimeve të opozitës, Kuvendi miratoi me konsensus ndryshimet ne Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë. Me një vendim të minutës së fundit nga opozita, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë mori 126 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Presidenti ka dekretuar edhe kalimin e INSTAT-it nën varësinë e Kryeministrit dhe njëkohësisht edhe Agjencisë së Prokurimit Publik, si dhe ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat.

Comments are closed.