Prezantohet pasardhësi i mini-kompjuterit Edge HD

Kompania Sapphire Technology ka prezantuar pasardhësin e ri të mini-kompjuterit Edge HD, i njohur si PC-ja më e vogël në botë. Tani Edge HD3, pra, në vend të procesorit të Intelit, ka AMD E450 APU me 1,6 GHz dhe ka 4 GB RAM, kundrejt 2 GB të mëparshëm. Ka edhe hard diskun me 320 GB dhe konektorin HDMI, bashkë me adapterin HDMI-DVI në paketim. Tingëllon shkëlqyeshëm? Edhe duket ashtu, dhe mund të bindeni edhe nga pamjet e fotografive. Peshon vetëm gjysmë kilogrami dhe për këtë arsye është tejet praktik dhe portabil. Gjithsesi, pasi asgjë nuk është perfekte, edhe Edge HD3 nuk vjen me sistem operativ të parainstaluar, dhe as me mi dhe tastierë. Për çmimin dhe datën e paraqitjes së këtij mini-kompjuteri tani për tani nuk ka informata. Ndërkohë, në websajtin zyrtar të kësaj kompanie mund të shihet lista komplete e të gjitha karakteristikave.

Similar Posts