Privatizimi i “Albpetrol”, Naço: Do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço vlerëson se privatizimi i “Albpetrol” do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit. Ministri Naço, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e hapjes së panairit “Ndërtime 2012” në pallatin e Kongreseve, ka deklaruar se procesi i privatizimit të “Albpetrol”, ka nisur që në 2004. Në këtë drejtim, ministri i bëri thirrje opozitës që të analizojë mirë situatën. “Socialistët duan të fitojnë pozitë tek kryetari i tyre, të analizojnë mirë situatën”, u shpreh Naço. Në seancën parlamentare të 21 marsit, Kuvendi i Shqipërisë kaloi pa votat e opozitës projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)” mes tyre dhe ndryshimet ligjore që parashikojnë privatizimin e kompanisë së naftës “Albpetrol”.  Ndërkaq më herët, ministri Naço në këtë seancë parlamentare sqaroi të ardhurat që do të vijnë nga shitja e kësaj kompanie dhe format e strukturimit të saj. “Nga shitja 100% e aksioneve nuk do të merren të ardhura në buxhet vetëm nga shitja e kompanisë, por edhe nga taksat për hidrokarburet”, theksoi ministri. Sipas tij, deri më tani fondet që shkojnë për këtë kompani janë vetëm për pagat e 4 mijë punëtorëve, ku shtoi se nga privatizimi nuk do të dalin në rrugë punëtorët. Sipas tij, kompania e huaj nga viti 2004 ka shpenzuar 936 milionë usd, ku rreth 554 milionë usd janë shpenzime kapitale, ndërsa diferenca është përdorur për paga, shpenzime operative dhe të ardhurat në total kanë qënë rreth 723 milionë usd. “Për 8 vjet, faktori R ka arritur nga 0,52 ne 0,77% dhe kushedi sa vite duhen që ai të rritet, kur të ardhurat të kalojnë shpenzimet. Këtë lloj marrëveshje keni bërë në 2004, ndaj kërkojmë që të bëhet privatizimi, me qëllim që t’i japim të drejtat që i takojnë kompanisë. Nga viti 2004 deri sot, kompania e huaj ka investuar investuar 900 milionë usd, të ardhurat janë 700 milionë usd dhe në bazë të Faktorit R, nuk është arritur të merrret as 1% dhe jo 5%, sipas marrëveshjes. Për këtë arsye, ne sjellim këtë ndryshim, që të privatizohet pjesa e mbetur e “Albpetrol”, sepse ju e keni shitur të gjithë Shqipërinë në 2004 dhe sot themi publikisht se në bazë të ligjit, të shitet kjo pjesë, që të mos abuzohet më me të”, tha Naço gjatë fjalës së tij në parlament. Privatizimit të plotë të kompanisë iu çel rruga gjatë kësaj jave pas miratimi të kuvend të ligjin për privatizimin e saj dhe formulën e privatizimit. Në ligj është parashikuar gjithë skema mbi të cilën do të funksionojë kjo kompania pas privatizimit si dhe mënyrën e derdhjes së detyrimeve që do ti lindin gjatë ushtrimit të veprimtarisë ekonomike.

 

Comments are closed.