Privatizimi i Albpetrol, Naço: T’i japim të drejat që i takojnë kësaj kompanie

Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço në fjalën e tij në parlament i është përgjigjur pyetjeve të shtruara nga deputetët socialistë në lidhje me privatizimin e Albpetrol. “Në lidhje me kontrollin, një nga arsyet që ne sjellim sot ndryshimet për hidrokraburet, për faktin pasi nga investimet që ka bërë kjo kompani ka investuar gjithsej 900 milionë dollarë. Të ardhurat e kësaj kompanie kanë qenë rreth 700 milionë dollarë nga viti 2004 e deri më sot, dhe nuk arrin dot të marrë 5% të faktorit R, kjo është arsyje që ne duam ta privatizojmë atë pjesë të mbetur të Albpetrolit, themi që në bazë të ligjit duam që të shitet kjo pjesë, të mos abuzohet për këtë pjesë. Besoj se e keni marrë përgjigjen për faktorin R. Jemi këtu për të diskutuar dhe debatuar. Për pyetjen e zotit Shalsi, po punohet nga METE për të kontrolluar sistemin hidrokarbur e minerar në Shqipëri, nëse disa të dhëna të Albpetrol nuk janë publikuar, në të dhënat që kemi dhënë për të ruajtur konfidencialitetin, të dhënat e tjera do i keni prezent. Nuk besoj se këtu u kemi fshehur gjë juve apo shqiptarëve”, u shpreh ministri Naço. Deputetët socialistë kundështojnë fort privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës.

Comments are closed.