Probleme me virozat dhe gripin? Luftojeni me këtë lloj supe

0
510 lexime

Ftohja dhe gripi nuk kanë një kurë të përcaktuar. Kurat popullore të praktikuara në shtëpi janë po aq të përhapura sa vetë sëmundja.

Gripi dhe virozat sjellin shqetesime tek pjesa më e madhe e njerëzve dhe ju krijojnë probleme gjatë jetës së perditshme.

Krahas ilaçeve për ta kuruar, më poshtë ju rekamondojmë një lloj supe të thjeshtë të përgatitur në shtëpi me pak përbërës por që funksionon si një medikament i blerë në farmaci në trupin tuaj.

Në dallim nga ilaçet që blejmë kjo supë nuk ka efekte anësore dhe organizmi ynë siguron mbrojtjen e duhur nga gripi dhe virosat e stinës.

Përbërësit: 2 lugë margarinë, 2 thelpinj hudhër, 2 gjethe dafine, 100 gr mish i bardhë pule, pak kripë, 200 ml qumësht, 400 ml ujë, 1 lugë çaj piper i zi, 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Përgatitja: Në një tigan hedhim margarinë dhe thelpinjtë e hudhrës dhe i fërgojmë pak sa të lëshojnë aromën (të sigurohemi të mos digjen sepse jep shije të hidhët dhe aromë jo të këndshme), pastaj shtojmë qumështin, gjethet e dafinës dhe kripën.

Kjo masë zihet për 10 minuta, pastaj shtohet mishi i grirë imët i pulës dhe 400 ml ujë dhe zihet derisa të zbutet mirë mishi. Pastaj mund ta miksojmë në mënyrë që të bëhet një masë kremoze dhe nëse trashësia e supës është e dendur mund të shtojmë akoma ujë, piper të zi dhe vajin e ullirit./b.l/noa.al/

Leave a Reply

avatar
  Subscribe  
Notify of