Problemet me pronësinë, disa gra tentojnë të hidhen nga pallati

Konflikti më pronarin e pallatit, ka nxitur disa gra në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë të kërcënojnë se do hidhen nga ndërtesa. Rreth 7 gra kanë hipur në taracën e një pallati shumë katësh, i cili është në ndërtim duke kërcënuar se do të hidhen prej andej. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën, shohin nga poshtë, ndërkohë që pritet që ato të bëjnë të ditura kërkesat e tyre. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie të cilat po negociojnë me gratë për t`i bindur ato të mos e marrin një vendim të tillë. Gratë duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit të ndërtesës ku ndodhen në drejtim të oborrit të ndërtesës.

Comments are closed.