“Erozioni është një fenomen gjeologjik, që për pasojat që sjell është mjaftë i dëmshëm për shoqërinë. Lidhet me ndryshimet e faktorëve klimaterik, por jo pak lidhet edhe me aktivitetin njerëzorë. Shfaqet dukshëm në ndryshimet e mjediseve kryesore; nga deti në tokë, nga shtrati i lumit në tokë dhe sidomos në grykëderdhjet e lumenjve.”-kështu është shprehur gjatë një interviste për gazetën “Republika”, Prof. Dr. Jakup Hoxha, Shef i Departamentit të Gjeologjisë, pranë institutit të Gjeoshkencave. Ai shpjegojë më tej këtë dukuri natyrore dhe bëri me dije disa nga zonat më problematike të vendit tonë që rrezikojnë nga erozioni.

– Ç’mund të na thoni në lidhje me dukurinë e erozionit?

Erozioni është një fenomen gjeologjik, që për pasojat që sjell është mjaftë i dëmshëm për shoqërinë. Ai lidhet me ndryshimet e faktorëve klimaterik, por jo pak lidhet edhe me aktivitetin njerëzorë. Shfaqet dukshëm në ndryshimet e mjediseve kryesore; nga deti në tokë, nga shtrati i lumit në tokë dhe sidomos në grykëderdhjet e lumenjve. Këto të fundit, pellgjet lumore, lumenjtë kryesorë të pellgut të Adriatikut, të cilët mbulojnë gjithë territorin, gjithë sterenë, në marrëdhënie edhe me detin, kur i keqtrajtojmë shkaktojnë gërryerje, dhe e kundërta kur ruajnë kushtet natyrore depozitojnë duke krijuar toka të reja. Përjashto këtu ndryshueshmërinë e kushteve natyrore, të cilat i njeh njeriu dhe i kthen në dobi të tij, duke parandaluar, ose lehtësuar kur fenomenet janë të shmangshme.

– Cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqen e tij?

Disa nga faktorët kryesor, prej të cilëve varet ky fenomen, si ndërtimi gjeologjik (përbërja litologjike), mbulesa tokësore, pjerrësia e relievit dhe dendësia e rrjetit ujorë (lumenjtë, liqenet, etj,) përbëjnë objektin për të studiuar këtë fenomen.

– A rrezikohen vërtet disa zona specifike të vendit tonë nga kjo dukuri?

Territoret ku vepron erozioni, në radhë të pare janë mjedise komplekse brenda të cilëve është shoqëria njerëzore, që me veprimin ose mos veprimin e saj rregullon ose prish ekuilibrat e tij. Këto mjedise, jo vetëm qe janë sisteme dinamike natyrorë, por i nënshtrohet edhe veprimit të vazhdueshëm njerëzorë për resurset dhe trojet, që në shumë raste sipas mënyrës së sjelljes së njeriut për të administrua ato, orientohen shumë pjesë të dinamikës së përgjithshme natyrore. Ndërkohë që njeriu kupton mirë ndryshimet që ndodhin në jetën e gjallë (sistemi biologjik), ai në shumë raste e ka të vështirë të dallojë ndryshimet që kanë ndodhur e ndodhin vazhdimisht në sistemin fizikë (mjedisi gjeologjik). Pikërisht për këto ndryshime kontribut të veçantë japin shkencat e tokës, përfshijë këtu dhe gjeologjinë fundamentale dhe atë mjedisore. Nga gjithë sa parashtruam më sipër, kërkohen disa masa urgjente për pasojat në kuadrin e marrëdhënieve të lumenjve me detin dhe në tërësi në truallin Shqiptar. Tashmë është bërë e udhës të dëgjosh, jo rrallë, për përmbytje, shembje dhe rrëshqitje, pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo shumë e shpeshtë vitet e fundit dhe sidomos me fillimin e shekullit të ri. Këtu përmendim rastet e përmbytjeve në Lezhë, Shkodër, Durrës e deri në Vlorë. U shemb dhe rrëshqiti një shtëpi, pesë shtëpi, shumë shtëpi, një fshatë, një krahinë, etj. Bamat të tjera që vijnë nga raportimi i medieve. Ndaj natyrshëm lind pyetja; Vallë ç’farë po ndodhë? Sipas këtyre tre fenomeneve që janë prezent; përmbytje, shembje dhe rrëshqitje, fenomene të cilat janë të shpeshta kohët e fundit, duket se diçka nuk shkon dhe është prishur. Kjo pasi ujë ka dalë mbi fusha, dhe masa të mëdha dherash dhe shkëmbinjsh humbasin dhe rrëshqasin pa gjë të keq duke shkaktuar shqetësime jo të pakta, jo të rralla për njerëzit dhe shoqërinë në tërësi. Pra, fare thjeshtë, duket se ka më shumë ujë, në nivele më të ngritur, masa të tëra dheu e shkëmbinjsh që detyrohen të ulen dhe të rrëshqasin duke lëvizur sipërfaqe të tëra me tokë, shtëpi e katunde që sjellin ngjarje deri në prag katastrofash për njerëzit. Këto fenomene jo vetëm që po bëhen të shpeshta, por po shpërndahen gjithë andej në fushë, në kodër dhe në male.

– Cilat janë disa nga masat që duhet të merren për frenimin e këtij erozioni?

Si pasojë e prekjes së shtretërve të lumenjve, merret material ndërtimi, krijohet “boshllëk” dhe iniciohet procesi i fuqishëm i mbushjes, pra ulët baza e erozionit, shtohet gërryerja dhe në grykëderdhjet shkon gjithnjë e më pak material prej tyre. Pra e thanë ndryshe, deti duke mos pasur ç’farë të përpunojë nga ajo që sjell lumi, me valët, në brigjet e tij, fillon dhe merr plazhet (Patok, etj.) dhe për pasojë nuk krijohet tokë e re. Ndërkohë, një tjetër arsye është dhe prekja e baseneve ujorë nëntokësorë pa asnjë kriter, krijohet boshllëk, disekuilibër dhe fillojnë të lëvizin masat e dheut dhe të shkëmbinjve. Të dy këto procese jo vetëm që janë të lidhur dhe të ndërvarur me njëri-tjetrin, por janë dhe më të prekshmit nga aktiviteti njerëzore dhe që shkaktojnë fenomenet shqetësues për Shqipërinë. Nga ana tjetër, jo i gjithë trualli Shqiptarë është i gatshëm dhe i përshtatshëm për të përballuar ndërtimet (peshat e ndryshme), sidomos pjesa e re e formuar vonë ose e sapo formuar afër vijës së bregdetit dhe në të dy anët e shtretërve të lumenjve. Të tre këto procese: lumenjtë, basenet dhe trojet, jo vetëm që përbëjnë një të tërë, por janë edhe unike për gjithë basenin Shqiptarë të pellgut të Adriatikut. Mjafton të prekesh një pjesë kudo, dhe reagimi ndihet proporcionalisht në të gjithë pjesët e tjera duke sjellë pasoja që në disa raste, për nga ndikimet indirekte duken edhe të pa shpjegueshme. Pra, siç dhe duket gjendja aktuale është shumë e rëndë dhe në përkeqësim e sipër, që pak shoqërohet me masa për frenimin e sajë. Të tre fenomenet; marrja e lëndës së parë ndërtuese në shtretërit e lumenjve, shfrytëzimi barbar i baseneve ujorë nëntokësorë dhe ndërtimet vend e pa vend shkaktojnë përmbytjet, shembjet dhe rrëshqitjet, tashmë të përhapura në të gjithë territorin shqiptarë. Duhet thënë se shteti reagon pak ose aspak për të mbrojtur lumenjtë, basenet ujorë nëntokësor dhe për të vendose ndërtimet sipas përshtatshmërisë dhe qëndrueshmërisë së trojeve. Ndonëse ligjet ekzistojnë, ato në praktikë nuk zbatohen. Për gjendjen e krijuar me gjykimin si studiues dhe ekspert lindin shumë pyetje që kërkojnë përgjigje urgjente dhe që në tërësinë e tyre janë objekte studimore themelore në strategjinë e shërbimit gjeologjik Shqiptarë. Duke marrë parasysh situatën në të cilën ndodhen shtetarit e lumenjve, ato nuk duhet të preken për ti marrë rënën dhe xhamorin, të paktën për 10-20 vjet deri sa të arrijnë ekuilibrat e humbur prej shumë kohësh. Në këtë situatë sigurisht që duhen marrë masa urgjente sipas një ekspertize të shpejtë dhe të kualifikuar, për bazë disa studimeve që janë bërë kohët e fundit për këto fenomene që të ndërpritet kategorikisht; marrja e lëndës së parë në shtretërit e lumenjve, shfrytëzimi i ujit nga basenet nëntokësore pa ruajtur raportin me prurjet dhe ndërtimet në sipërfaqet e reja të pa konsoliduara dhe që preken lehte nga tre fenomenet për të cilët po flasim. Kjo, sipas akteve të shpejta ligjore dhe nënligjore që duhet të ndërmarrë si pushteti qendrorë dhe ai lokal sipas kompetencave nga ligjshmëria ekzistues. Nga gjithë sa parashtruam më sipër kërkohen disa masa urgjente për pasojat në kuadrin e marrëdhënieve të lumenjve me detin dhe sterenë në tërësi në truallin Shqiptar.

– Ju si specialist, cilat veçoni se janë zonat më problematike që rrezikojnë nga ky fenomen?

Si nga më i thjeshti, deri tek eksperti i këtyre fenomeneve (gjeologu dhe gjeografi, etj.), mendohet se diçka në tërësi për truallin Shqiptarë, jo vetëm që po ndodhë, vende-vende po zgjerohet ç’do ditë e më shumë, dhe që po nuk u frenohet mundet të kthehet edhe në katastrofë deri edhe kombëtare. Pothuajse nga të gjithë, më shumë nga specialistet ndihet bashkëveprimi i njeriut me natyrën si objekte dhe subjekte reversibiliteti me predominim herë të njërit, herë të tjetrit faktorë në vende dhe kohë të ndryshme. Po aq mirë dihet dhe kuptohet së natyra si fuqi madhore objektive, gjithnjë reagon drejtë qëndrueshmërisë, ruajtjes dhe arritjes së ekuilibrave. Ndërsa njeriu e shfrytëzon atë, si truall dhe resurse, në të shumtën e rasteve reagon deri fuqishëm, duke ditur ose mos ditur, se ç’farë po bënë për ekuilibrimin dhe disekulibrimin natyrorë. Në këtë kuadër, i gjithë potenciali studiues ekzistues i Departamentit të Gjeologjisë në institutin e Gjeoshkencave po aktivizohet për ndërtimin e shpejtë të hartave që analizojnë këto tre faktorë, dhe për bazë tyre po bëhen kufizimet me masa të rrepta stabilizuese të gjendjes. Në këtë kuadër sipas Prefekturave, në hartat gjeologjike po vihen me kufi të qartë; shtretërit e lumenjve që nuk duhet prekur, sa dhe si duhet shfrytëzuar përkatësisht ç’do basen ujorë nëntokësorë dhe trojet e pakonsoliduara që nuk pranojnë ndërtime. Të tre këto çështje, qoftë shkaqe, qoftë pasoja, përveç sa thamë më sipër kërkojnë edhe angazhimet të disiplinave të tjera, sidomos në drejtim të faktorëve që shpejtojnë fenomenin e erozionit të të gjitha llojeve si shpyllëzimet e tjerë. Së fundi, sa nuk është vonë, strukturat qeverisëse duke analizuar dukuritë që po ndodhin, edhe në kuadrin e studimeve që kemi nëpër duar, për Serinë e Hartave Gjeologo-Ambientale dhe ato Regjionale për gjithë territorin Shqiptarë (Albanidet), duhet të ndërhyjnë, që të ndalohet e keqja e madhe që po vazhdon, duke bërë riparimin e asaj që ka ndodhur deri tani dhe parandaluar atë që mund të ndodhin nesër. Ndoshta ky shqetësim, që lidhet me këto marrëdhënie që thamë me sipër mundë të kërkojë që edhe brenda institutit të Gjeoshkencave, në strategjinë e tij të punës, të bëhen përmirësime duke shtuar fondet dhe duke negociuar më shumë me dy pushtetet, vendor dhe qendrorë për legjislacion.

Gazeta Republika / Edlira Mema

Leave a comment