Projekti i Bulevardit, kryebashkiaku Basha shpall firmat fituese

DAR Group Turkey & United Kingdom dhe The Netherlands, Grimshaw Architects, janë dy studiot arkitekturore, të cilat do të garojnë mes tyre për të fituar projektin për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Kryebashakiaku Lulzim Basha shpalli sot fituese të projektit këto dy firma, të cilat do të përzgjidhen pas një konsultimi publik me grupet e interesit. Në fjalën e tij kryebashkiaku Basha pasi përgëzoi të 7 studiot që morën pjesë në këtë konkurs u shpreh se ishte një garë e fortë në një shkallë të lartë përkushtimi, profesionalizmi dhe përfaqësimi dinjitoz për këtë qytet. “Dilemën e firmës së parë juria ka mundur ta zgjedhë vetëm pjesërisht duke ia akorduar vlerësime të barabarta dy kompanive prestigjoze Grimshoë dhe Dar. Çfarë do të thojë kjo? Secili prej këtyre shtatë projekteve të denja për implementim në Tiranë do të ekspozohet përpara organeve vendimmarrëse dhe qytetarëve të Tiranës. Për dy projektet e Grimshaë dhe DAR kjo juri, Bashkia e Tiranës, grupet e interesit dhe qytetarët do paraqesin një numër çështjesh e pyetjesh për detajim të mëtejshëm. Brenda një afati të caktuar do zgjedhim mes dy projekteve atë fitues për të nisur implementimin e tij”, theksoi Basha. Gjithashtu një çmim tjetër të veçantë atë të Inovacionit dhe koncepteve të reja e morën sërish dy firma KCAP dhe West 8, për trajtimin e sfidave për Bulevardin dhe lumin e Tiranës. Secili prej këtyre projekteve do ekspozohet para qytetarëve të Tiranës.

Comments are closed.