Promovim i “Kukullave…” të Flutura Açkës

 

Auditori i zgjedhur vetëm me zonja e zonjusha, me poete dhe artiste, pore dhe një pjesëmarrje qytetare të të gjithë atyre që e njihin autoren e e romanit të fundit “Kukullat nuk kanë atdhe” të Flutura Açkës. Një prezencë e zgjedhur për një libër të zgjedhur dhe për një autore po aq të zgjedhur nga Elbasani që brenda komunitetit të saj femëror, vjen jo më si një qytetare e thjeshtë, por si një shkrimtare me një seri veprash nga poetike deri tek romani. Ndoshta ka qenë kjo arsyeja edh ee emocioneve të vetë autores kur qindra sy grashë e vajzash, ndiqnin intervistuesen Rezarta Reçi që kërkonte ta qetësonte autoren për të dhënë mesazhet e këtij libri sa orgjinal, aq edhe artistik me detaje të zgjedhura që japin pasqyrim të një realiteti që flet më shumë se sa çdo fjalë politikani apo pushtetari. Ngrohtësia që iu krijua kësaj salle pjesëmarrëse në promovimin e librit, ishte frut edhe i intimitetit që krijoi edhe vetë autorja në bahskëbisedimin e saj dhe të mendimeve që dha vetë Flutura që ka treguar një kujdes të madh për qetësinë e kukullave të saj për të qenë orgjinale dhe më shumë se kaq. A është ky atdheu që meritojmë ? është pyetja që lind vetiu nga leximi i këtij romani ku një grup kukullash, që një çast të caktuar vendosin të dalin në jetën reale, notojnë gjatë nëpër Tiranën e ditëve tona, t’i gjejnë përgjigje pyetjeve që i mundojnë, ato dhe qytetarët e vendit të tyre. A do të munden ato ta krijohjnë dhe ruajnë identitetin për këtë atdhe të munduar nga politika, nga historia dhe kaosi i tranzicionit të gjatë shqiptar? Ky është realiteti që autorja Flutura Açka e detajon me gjithë plotshmërinë e saj, duke e bërë këtë roman tërheqës. Prania dhe fjala e artistes së ppullit Tinka Kurti, i dha këtij promovimi vlera edhe më artistike, duke e kthyer në një spëktakël pa pompozote, por miqësor. Virtuoziteti i një artisteje nuk qëndron vetëm tek pamja e saj teatrale apo kinematorgrafike, por tek fjala, mesazhi dhe atmosfera që ajo krijon neë një auditor, aq më tepër femrash. Për kënaqsinë e pjesmarrëseve, Tinka solli edhe Gjergj Fishtën ashtu siç do të donte romancierja Flutura Açka të ishte reliteti shqipatar, po ashtu siç vetë Fishta e ka përjetuar dhe shkruar tek “Lahuta e Malcisë”. E gjitha ishte një familje e madhe ku gratë dhe vajzat, poetet dhe vetë shkrimtarja Flutura Açkja u ndjenë paqësore dhe të mësazhuara nga mendimet që dolën përmes vetë autores gfjatë intervistën me intervistuesen Rezarta Reçi.

Edhe Arben Imami, jo thjesht si ministër apo kryetar i grupit të zgjedhjeve të PD në Elbasan, por edhe si artist, aktor i mirënjohur i kinematografisë shqiptare, dha mesazhin e mirekuptimit për vlerat që transmeton romani ne një shoqëri që ka nevojë gjithnjë e më shumë të emanacipohet. Për Imamin femrat janë fuqia e ndryshimit e ecjes pqërpara, po aq sa edhe e evendimmarrjaeve dhe e botës së artit.

Në fund dhjetëra libra me aygrafin e vetë autores u bënë pkjesë e bibliotekave të secilës nga pjesmarrëset, si një rats më shumë për të zbutr edhe egërsinë e toneve që prodhon politika.

Hyqmet ZANE