Pronarët që përfitojnë kompensim

Zyrtare nga AKKP/ Lista e plotë e pronarëve që përfitojnë rimbursim financiar nga ndërtimet informale 

Përfundon shqyrtimi i kërkesave për 68 emrat e pronarëve, prona e të cilëve preket nga ndërtimet informale. Kur nis procesi i pranimit të kërkesave të përfituesve? Fondi i vënë në dispozicion për kryerjen e shpërblimit financiar

Vijon kompensimi financiar nga ana e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të gjithë ata pronarë që u preket prona nga ndërtimet informale. Lidhur me këtë fakt, gazeta “Republika” publikon 68 emrat që përfitojnë rimbursim financiar. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, në një deklaratë për mediat, bën me dije se 26.03.2012, përfundoi procesi i shqyrtimit të kërkesave të pronarëve, pasuria e të cilëve është prekur nga ndërtimet informale dhe që përfitojnë kompensimin apo shpërblimin e saj me këste. Këto kërkesa përfitojnë këstin e shpërblimit (kompensimi) në masën prej 47 për qind të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Procesi i shqyrtimit të kërkesave

Procesi i shqyrtimit të këtyre kërkesave dhe i shpërndarjes së fondit të kompensimit është bazuar në ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” të ndryshuar, në ligjin nr. 10239, datë 25.02.2010 “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, të ndryshuar, dhe në vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në të cilët është përcaktuar masa e shpërblimit për secilin pronar.

Numri i përfituesve

Në përfundim të këtij procesi, kësti i radhës është shpërndarë për 68 kërkesa të depozituara në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nga ky proces rezulton se përfitojnë një numër prej 121 pronarësh apo bashkëpronarësh, në shumën e përgjithshme prej 115 318 685, 88 (njëqind e pesëmbëdhjetë milionë e treqind e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë presje tetëdhjetë e tetë) lekë. Të dhëna në lidhje me pasuritë që kompensohen dhe mbi gjeneralitetet e subjekteve përfituese jepen në listën bashkëlidhur. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre bankare në ditët në vazhdim.

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Comments are closed.