Pronat, Dade: Pr/ligji favorizon mazhorancën, Sherefedin Shehu: Filozofia juaj antipronë

Deputetja socialiste, Arta Dade në fjalën e saj në parlament, ku po diskutohet pr/ligji për privatizimin e truallit shtetëror, theksoi se ky ligj nuk përcakton vlerën e shitjes dhe nëse kjo vlerë përcaktohet duhet të shërbejë për kompensimin e pronarëve të ligjshëm. Sipas saj, pa asnjë mëdyshje çështja e kthimit dhe kompensimit të pronave do të zgjidhet vetëm ajo që kërkohet me kusht nga KE. “Gjithashtu zgjidhja e këtyre problemeve i hap rrugën investimeve afatgjata. Ju ftojmë të mos e miratojmë këtë ndryshim si mesazh që duhet të përmbushim 12 rekomandimet e kërkuara nga Komisioni Europian”, u shpreh Dade. Po ashtu ajo theksoi se në 12 rekomandimet e KE, që rezultojnë të paplotësuar nga qeveria shqiptare. Sipas saj, nisma për pronën duhet të përfshijë proceset e kthimit dhe legalizimit, duke shtuar se ky prioritet mbetet i neglizhuar nga qeveria dhe strukturat përgjegjëse. “Thellojnë më tej shqetësimin e  BE dhe vërtetojnë se Berisha nuk ka vullnet për t’i dhënë zgjidhje çështjes së të drejtave të pronësisë. Nëse e kundërta do të ishte e vërtetë do të ishte përfunduar strategjia për kuadrin e plotë të reformës, procesi i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme ende nuk është përfunduar. Database i tokës dhe pronës ka mbetur i izoluar, taksa mbi pronën dhe sqarimet për të bërë dallimin mes pronës mbeten ende të paadresuara. Është e qartë që në vend të zgjidhjes së çështjeve, qeveria thellohet në padrejtësitë e pronarëve të paligjshme, edhe në rastet kur mund të konsideorhet pronë shtetërore. Ka një numër vendimesh që këto troje u janë dhënë pronarëve si kompensim, kjo që po bëni sot bie ndesh me ligjin. Abuzim tjetër me pronën është ulja e vlerës së truallit, trojet shiten me vlerë qesharake. Ky ligj do të favorizojë klientët e kësaj maxhorance. Shqipëria sot nuk mund të jetë ajo e para 15 vitesh, sot edhe vet pronarët në mënyrë të veçantë ata të diskrimunarit janë më të ndërgjejgësuar. Ky ligj nuk përcakton vlerën e shjitjes dhe nëse kjo vlerë përcaktohet duhet të shërbejë për kompensimin e pronarëve të ligjshëm”, u shpreh Dade.

Sherefedin Shehu: Ligji korrigjon gabimet e vitit 1991

Menjëherë më pas e mori fjalën deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu i cili deklaroi se ky ligj nuk ka të bëjë aspak me pronën, ish pronarët, por korrigjon disa gabime që pararadhësit tuaj i bënë në vitin 1991, duke u dhënë të drejtën për të ndërtuar shtëpinë por pa zgjidhur çështjen e truallit dhe ne sot do të zgjidhim këtë padrejtësi. “Pronarët e ish pronarët duhet të kuptojnë që ky akt nuk iu heq pronën dhe nuk ua jep pronën atyre që nuk u takon. Ky akt do u jap pronën atyre mbi të cilën ata bënë shtëpinë, me vendimet e ish komiteteve pluraliste, të cilat mbartin filozocinë e sistemit të kaluar. Do ju ftoja të kontribuojmë në drejtim të integrimit, ky amendamentet nuk meriton këtë debat kaq të madh, ne jemi të hapur për të debatuar”, u shpreh Shehu. Ndër të tjera ai theksoi se meqë filozofia e kolegëve socialistë është antipronë shfrytëzohet ky hap për të hedhur baltë mbi qeverinë dhe reformat e marra. “Jeni të nxituar sepse në parlament është në proces debati dhe diksutimi, regjistrimi dhe administrimi i pronës dhe titujve të pronësisë, kështu që diskutimet tuaja janë të parakohshme, të pavenda e nuk janë në funksion të zgjidhjes së çështjes së pronës. Qytetarët kanë një histori të shkruar nëpërmjet akteve ligjore e institucioneve të angazhuar për zgjidhjen e të drejtës së pronësisë”, u shpreh deputeti.

 

Comments are closed.