Protestat anti-qeveritare në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri frymëzim për një ‘Pranvere Ballkanike’
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

“E gjitha filloi me një video të postuar në mediat sociale: një regjistrim sekret nga viti 2016 që duket se tregon një manjat të mirënjohur lokal dhe një zarf me para të gatshme për një bashkëpunëtor partiak të udhëheqësit të vjetër të Malit të Zi. Biznesmeni i shquar, një ish-mik i ngushtë dhe i besuar i presidentit malazes Milo Gjukanoviç, lëshoi videon në fund të vitit të kaluar në hakmarrje për akuzat e ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat e kanë nxitur atë të ikte në Londër për të shmangur ndjekjen penale”.

Kështu e nis “The Indepedent” lajmin lidhur me protestat që kanë pushtuar rajonin e Ballkanit, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Nën titullin “Protestat anti-qeveritare në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri frymëzojnë shpresat për një “Pranvere Ballkanike”, gazeta britanike pasqyron edhe protestat në vendin tonë, teksa përmend edhe kërkesat e opozitës: dorëheqje të qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

“Partitë opozitare shqiptare janë rikthyer në rrugë që prej mesit të shkurtit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Atje, opozita e qendrës së dajthtë akuzon qeverinë e majtë të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Mbështetësit e opozitës kanë tentuar në godinën e Parlamentit në Tiranë dhe policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe makina me ujë për ti mbrapsur”, shkruan “The Indepedient.

Sa i përket ngjashmërisë me protestave në Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi, gazeta prestigjoze britanike shkruan:

“Karakterstika e përbashkët e protestave është se, njerëzit janë të lodhur nga regjimet e gjata dhe të korruptuara, mllef i akumuluar prej vitesh, dhe pse jo prej dekadash”.

Burimi: Independent

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
News Reporter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *