“Protik”, katër udhëzues për nxitjen e bizneseve

 

Qendra burimore e teknologjisë së informacionit, “Protik”, në bashkëpunim me ministrinë e Jashtme të Norvegjisë, prezantoi katër udhëzues për bizneset e reja në Shqipëri. I pranishëm në këtë aktivitet, ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, tha se, nisma të tilla për nxitjen e bizneseve janë të domosdoshme në periudha të vështira ekonomike. Sipas tij, manualet janë një guidë e përshtatshme për çdo biznes të ri që kërkon të investojë në Shqipëri. Udhëzuesit ofrojnë informacion se si themelohet një biznes i ri, si mund të qaset në financa, si bëhet tregti ndërkombëtare dhe si mund të mbrohen të drejtat e pronësisë intelektuale.