Prralli i Verbasit, një monument natyror që vazhdon të mbetet i shtrirë

“Ndër monumentet e natyrës janë 16 rrape shekullore, 11 shpella, 1 ujëvarë, 1 deltë detare, 1 burim i kripur, 2 tarraca detare, 2 mbihipje aktive, 1 kanion, 1 lagunë, 1 gji, 1 falezë, 1 bokërimë, 1 dunë rëre, 1 valë burim i madh”

1.

Prralli i Verbasit, që gjendet në fshatin Verbas (Vlorë), përbën një objekt natyral që nuk gjendet në listën e monumenteve natyrore të rrethit të Vlorës. Të duhet rreth 26 km rrugë nga qyteti i Vlorës drejt zonës së Smokthinës, për t’u ngjitur në Verbas. Prralli njihet në krejt zonën e Labërisë, si një dru që formon gjethe, në majë të të cilave janë shpues, pra gjemba. Bimët janë organizma të gjalla, thuhet në një studim. Prralli i Verbasit është një monument natyre. Pozicioni i tij nuk është drejt qiellit, por gjysmë i shtrirë. Ky dru ka ecur gjithë jetën e tij shtrirë, duke parë jo nga lartësia, por nga perëndimi. Në kushtet ku ndodhet, aktualisht, pranë tij është një lapidar me një pllakë. Poshtë është veshur nga fasada e një muri rrethor, ndërsa, sipër tij, është kurora, e lartë diku në 3-4 m. Trupi i bimës ka një përthyerje të vogël. Shkon deri 30-50 cm trashësi. Bima është ruajtur dhe nuk është dëmtuar edhe gjatë ndryshimeve. Lartësia nga toka, në pozicionin e shtrirë e kalon 1 metër.

I paraqitur në një pozicionim të tillë, ky monument mbetet i veçantë, madje është një atraksion i rrallë në zonën e Smokthinës. Vet Verbasi është pjesë e katundeve të kësaj zone. Tek dokumenti për emërtimet shqipe, toponimet shqiptare të kryera gjatë regjimit të Zogut, këtë zonë e gjejmë me këto toponime: (42 – Smokthinë – Zhgabaj, 41 – Ramicë Ramaj, 38 – Mesaplik, 37 – Matogjinë, Matogjini, 32 – Bashaj – Bashaj.) Vetë fjala Mesaplik, sipas E. Çabej, vjen nga fisi i mesapëve që erdhën në këtë trevë nga jugu epirot. Zona e Mesaplikut është njohur për shumë monumente, si gjurmë të kulturës së hershme. Përmendet vendbanimi i Cerjes, vend-fortifikim në luginë të Shushicës, gjurmë të kësaj kalaje gjenden edhe sot, mozaiku i Mesaplikut, Kaçorrit, Ura e Bogdanit. Monumente të tjera natyrore janë përfshirë guri me qiell në fshatin Vranisht, katundi që ka shtrirje në rrëzë të Malit përkarshi, përtej lumit Shushicë

2.

Prof. Dr. Nasip Mecaj, në enciklopedinë e Kurvleshit, sjell këto të dhëna: Morfologjia karstike ka përhapje të vogël, ndonëse kushtet natyrore dhe përbërja litologjike e terrenit është tepër e favorshme për zhvillimin e tyre. Ndikim negativ në zhvillimin e tipit të relievit karstik ka luajtur shkalla e lartë e materialeve të patretshme dhe kushtet jo të përshtatshme topografike (pjerrësia e lartë e shpatit) etj. Disa forma karstike sipërfaqësore i vërejmë gjatë kurrizit të malit. Dukuria e tretjes në sipërfaqe është shumë e ngadaltë, për të mos thënë se ky proces ka përfunduar, për shkak të izolimit të tyre me material të patretshëm. Më tepër kemi të bëjmë me një karst nëntokësor, sesa sipërfaqësor. Shpati perëndimor në pjesën më të madhe është i pyllëzuar, duke përbërë sektorin më të dendur me pyje të krejt vargut malor. Katet bimore kanë një shpërndarje graduale në drejtim vertikal, duke zëvendësuar njëri-tjetrin. Sipërfaqen më të madhe e ka brezi i dushkut. Sipër tij, vjen brezi i pishës dhe i bredhit, që arrin deri në 1600 m mbi nivelin e detit. Rrobulli ka një areal të vogël përhapjeje. Mbi halorët shtrihen kullotat verore, të pasura me një bimësi barishtore të shumëllojshme, shumica e të cilave janë bimë mjekësore, ku dominojnë çaji i malit, trëndafili i egër, tërfili, trëndelina etj.

3.

Ndër monumentet e natyrës janë 16 rrape shekullore, 11 shpella, 1 ujëvarë, 1 deltë detare, 1 burim i kripur, 2 tarraca detare, 2 mbihipje aktive, 1 kanion, 1 lagunë, 1 gji, 1 falezë, 1 bokërimë, 1 dunë rëre, 1 valë burim i madh. Këto objekte natyrale në rrethin e Vlorës përbëjnë atraksione. Në Llogora, gjendet pisha Flamur. Në disa katunde, gjenden rrepe shekullore, të cilat lidhen me ngjarje të veçanta. Objekte të kësaj natyre kanë edhe një dukuri mistike që i rrethon. Nuk mund të quhen shpërthime gjenesh tipike, por janë produkt i veprimit të forcave natyrore për një kohë shumë të gjatë. Është edhe një fakt tjetër, që ky objekt natyror nuk gjendet i listuar në monumentet e natyrës të rrethit të Vlorës. Lista e monumenteve natyrore të rrethit Vlorë, në të shumtën e rasteve, përbëhet nga rrapet madhështore. Në këtë listë, gjenden rrapet e Pilurit, Kudhësit, Palasës, Rrapi i Xhamisë, Çezmës, Zarelit, rreth gjysmë ha, në Kuç, si edhe të Buronjave, të cilat përbëjnë një ndër zonat më të bukura si dhe të Izvorit, Tragjasit, Drashovicës, Velcës, Gurës në Smokthinë. Mbetet “e shënuar” pisha Flamur në qafë të Llogarasë. Në afërsi të pikës së Qafë Llogorasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante, ndikuar edhe nga korentet e erërave. Një element natyror i veçantë dhe tepër karakteristik janë edhe karthat e Tërbacit. Mirëpo, një pyetje ngrihet vetiu. A ekzistojnë, aktualisht, këto objekte monumente të natyrës në rrethin e Vlorës? Ekzistojnë apo janë zhdukur? Ka edhe një enigmë tjetër? A i njohin komunat dhe banorët këto objekte të listuara si objekte, të cilat mbrohen nga shteti si monumente të rralla të natyrës sonë? Kjo listë do të ishte më e madhe dhe do të përmbante edhe visare që janë zhdukur nga natyra jonë e virgjër. Kumtoj faktin që specialistët e Universitetit të Gjenevës, gjatë listimit të florës dhe faunës, në Orikum, gjetën dhe konfirmuan faktin e një bime ende të rrallë, që rritet në këneta dhe laguna, ndërsa është zhdukur në të gjithë pellgun e Mesdheut, pas tharjeve të kënetave. Kjo bimë e rrallë u gjend në pjesën jugperëndimore të lagunës së Orikut, e cila, kur çel në stinën e lulëzimit dhe bujisjes, shfaq një ngjyrë të kuqërremtë të hatashme, që e mbulon me gjakun e saj të ndezur buzët e lagunës. Momentalisht, nuk gjendet në asnjë almanak biologjie dhe as e listuar në florën e kësaj zone. Lista e monumenteve të natyrës të rrethit të Vlorës, është ndërtuar në vitin 2003 dhe kërkon të ketë ndryshime për dy arsye: një pjesë e tyre mund të mos iu gjendet as nishani dhe e dyta, për të vendosur në të objekte të tjera të natyrës sonë.

1. Qiparisi i Kambanores se Kishës se Vunoit

2. Lisat e Pilurit

3. Rrapi i Kosmarit Kudhës

4. Rrapi i Palases

5. Rrapi i Shkollës, nr. 1

6. Rrapi i Xhamisë

7. Rrapi i Çesmes (Mifol)

8. Ilqet i Zarelit me (0, 5 ha)

9. Rrapi i Kroit te Madh

10. Rrapi Laze

11. Mbihipja e Çikes

12. Mbihipja aktive e Dukatit

13. Shkëputje e re aktive e Llogorasë

14. Tarraca detare e Kusbabait

15. Tarraca detare e ish-shtëpisë se pushimit te punëtoreve

16. Gjiri dhe shpellat e Grames

17. Barriera Koralore e Grykës së Djallit

18. Falezat e Sazanit

19. Shpella e Shëngjergjit ose e Bletës

20. Shpella e Ramicës

21. Shpella e Velçes

22. Shpellat e Boderit (Smokthinë)

23. Shpella e Haxhi Alise (Iliriane)

24. Shpella e shkruar

25. Shpella e Bilbilenjve

26. Shpella e Porto Palermos

27. Shpella e Pirateve (Dhërmi)

28. Shpella e Odisesë (Surianit)

29. Shpella e Duk Gjonit

30. Kanioni i Gjipese

31. Bokërimat e Vunoit

32. Rrethi i Plakes (Brataj)

33. Ujëvara e Ramices

34. Dunat e Nartes

35. Delta e Përroit të Palasës

36. Burim i kripur i Bashajt

37. Vali i Vranishtit (burim i madh)

38. Laguna Limopuo

39. Rrepat e Buronjave Kuç

40. Pisha Flamur- Llogara

41. Rrapi Mesaplikut

42. Karthi i Terbaçit

43. Rrapi i Dukatit

44. Rrepet e Izvorit

45. Rrapi i Tragjasit të Vjetër

46. Rrapi i Shenvarvares (Velçe)

47. Rrapi i Gurrave Smokthine

48. Rrapi i Madh ne Bashaj

49. Rrepet e Drashovices

50. Ullinjtë e Trubullit në Karbunarë

51. Pylli i Zvernecit

 

 

Comments are closed.