Partia Socialiste e ka cilësuar shëndetësinë si një tjetër sektor ku mazhoranca ka dështuar. Deputetja e PS-së, Klodiana
Spahiu tha në një konferencë për mediat se i vetmi rekord i qeverisë është shtimi i listave të borxheve në farmaci.
“Vetëm 57 ditë na ndajnë nga 23 qershori, dita kur shqiptarët me votë të bashkuar do të largojnë kryeministrin e rrënimit të vendit, Sali Berishën. Pas 8 vitesh dështimesh dhe premtimesh boshe sektori i shëndetësisë gjendet në ditën e tij më të keqe”, tha Spahiu.