Categories
Arkiva

PS: Keqardhje për nivelin banal të MPJ dhe trupit diplomatik Shqiptar

Reagon Partia Socialiste lidhur me deklaratën e MPJ-së në lidhje me incidentin në Vjenë midis kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka. Në qëndrimin e saj Partia Socialiste shpreh keqardhje për nivelin e ulët ku ka rënë Ministria e Jashtme dhe trupi diplomatik Shqiptar.

“Në Akademinë Politike të Vjenës ka pasur vetëm një ngjarje: Dialogu prej më shumë se dy orësh i një audience të nderuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Pas takimit djali i Neritan Cekës, që për hatër të babait paguhet me taksat e shqiptarëve si diplomat, i është afruar Edi Ramës duke derdhur një lumë fjalësh të padenja kundër opozitës. Ndërsa kryesocialisti është përpjekur ta qetësojë, të pranishmit e kanë larguar djalin e Neritan Cekës nga mjedisi i Akademisë Politike. Ndërkohë sot, Ministria e Jashtme vazhdoi avazin e saj të propagandës antiopozitare duke i dalë në mbrojtje një “diplomati” që s’është asgjë tjetër veçse një prej shumë shëmbëlltyrave të degradimit të trupit tonë diplomatik në një lukuni kalamajsh, kunetërish, mbesash, kushërinjsh, dhëndurësh e krushqish të sojit e të sorollopit të oborrit të një pushteti të dalë duarsh, që po jeton ditët e veta të fundit”, thuhet në qëndrimin e Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *