PS voton sot kreun e ri të Tiranës

Partia Socialiste do të votojë sot për kreun e ri të Tiranës për këtë forcë politike. 620 anëtarët e Asamblesë së zgjeruar të Tiranës, do të zgjedhin mes dy kandidatëve, Sajmir Tahirit, aktualisht kryetar i komanduar dhe Ilir Zelës. Mbledhja do të nisë rreth 10:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit. Kryesocialsiti Rama do të mbajë fjalën hapësë, më pas kandidatët Tahiri dhe Zela do të prezantojnë platformat e tyre. Pas votimit në Tiranë, socialistët do të zgjedhin drejtuesit lokalë edhe në 117 njësitë e tjera në të gjithë vendin.