Pse britanikët e kanë timonin e makinës në të djathtë?

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shumica e shteteve të botës, i kanë makinat e tyre me timonin të pozicionuar në anën e majtë të tyre. Por me anglezët pse nuk ndodh kështu? Mos ndoshta duan të tregojnë se janë ndryshe nga ne? Jo, nuk është kjo arsyeja. Rregullat e para të pashkruara mbi drejtimin e mjeteve, nisin në kohët mesjetare, kur ushtritë nisin të urdhërohen të ruanin krahun e majtë, pasi e kishin më të lehtë kështu, që të luftonin me shpatën në dorën e djathtë. Një porosi kjo, që u kthye në detyrim nga Papës Bonifaci VIII. Të cilin, duket se e ndryshoi Robespieri dhe më pas Napoleoni. Ndërkaq, automobili i parë u prodhua me frena dore të instaluara në anën e djathtë të makinës. Kjo e bëri të detyrueshme që dhe timoni e shoferi, të qëndronin në të djathtën. Më tej, frenat e dorës u zhvendosën brenda në makinë, të pozicionuara në qendër, duke lejuar që vendi i shoferit të kalonte në të majtë.Ndoshta në këtë moment, britanikët, nuk kanë dashur që të ndryshojnë si pjesa tjetër e botës. Dhe në fakt, ka ende vende si disa shtete të Afrikës Jugore, Australia ose Japonia, ku makina drejtohet në krahun e djathtë.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here