Kuriozitete Travel

FOTO/ Ja pse shtëpitë e Vunoit kanë kënde të latuara

A e dini se në fshatrat e vjetër të bregdetit të jugut shumë shtëpi kanë kënde të latuara dhe jo 90 gradë? Kjo zgjidhje inxhinierike e aplikuar pothuajse 200 vjet më parë mundësonte kalimin e kafshëve të transportit nëpër rrugicat e ngushta pa u dëmtuar. Vunoi është rasti tipik.

Bashkë me Dhërmiun, fshati i është nënshtruar rikonstruksionit të ndërtesave, kalldrëmeve dhe shesheve si pjesë e një projekti të zbatuar nga Fondi Shqiptar I Zhvillimit dhe bashkëfinancuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës (CEB). Në pranverë këto fshatra do të jenë gati për të pritur turistët.

Lexoni edhe: