Pse u vonua kaq shumë diagnoza për Trump?

Presidenti Donald Trump shpalli në orët e para të mëngjesit të së premtes se ai dhe e shoqja, Melania Trump janë testuar pozitivë për koronavirus.

Lajmi vjen pak orë pasi Shtëpia e Bardhë kishte lajmëruar se këshilltarja e lartë, Hope Hick ishte infektuar me virus pasi kishte udhëtuar me avionin presidencial disa herë gjatë kësaj jave.

Ajo tha se ishte ndjerë keq të mërkurën, pasi po kthehej me avionin presidencial nga një tubim në Minesota. Hicks u karantina dhe diagnoza e saj u konfirmua të enjten, sipas gazetës Daily Mail.

Por pavarësisht se simptomat iu shfaqën të mërkurën, Trump vazhdoi axhendën e tij.

Të enjten në mbrëmje ai u kthye në Shtëpinë e Bardhë. Pas kësaj, Trump njoftoi se ai dhe e shoqja do të karantinohen. Por u desh disa orë derisa të premten që të mësohej se ai është i infektuar bashkë me të shoqen.

Daily Mail shkruan se akoma nuk dihet përse u desh kaq kohë për të mësuar se ai është infektuar. Nga ana tjetër, presidenti amerikan është njeriu më i testuar në botë.

Infektimi i tij ka ngritur shumë hipoteza në media se çfarë pritet të ndodhë tani për shkak se presidenti është 74-vjeçar dhe mbipeshë.

Po ashtu, nuk dihet se cili do të jetë fati i fushatës zgjedhore dhe i debatit të dytë presidencial.

Shtëpia e Bardhë deri më tani ka konfirmuar se Trump dhe Melania janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Comments are closed.