Qarkullimi i gjakut, këshillat e mjekëve për të shmangur variçet

Muskujt e tkurrur, në të vërtetë i aktivizojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë-lart

Muskujt e tkurrur, në të vërtetë, i aktivizojnë muret e enëve të gjakut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjakun dhe lëngjet nga poshtë-lart. Nëse në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte sinjali i parë që, nëse nuk përfillet, do të mund të na ngadalësojë qarkullimin venoz dhe atë limfatik, i cili mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara. Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variçeve, por vetëm duke mbajtur sistemin tretës në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës, duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj; të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme, si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme…

Për më shumë lexoni gazetën “Republika”

Similar Posts