Qershia, aleate ndaj yndyrave

Minjtë, tek të cilët përdorej një dietë me përmbajtje të lartë yndyrash, duke shtuar pluhur qershish të kuqe, nuk shtonin në peshë, as akumulonin dhjam, ashtu si të tjerët që nuk u jepej qershi. Përveç kësaj, të parët kanë treguar se kishin nivele në të ulëta të markersave inflamatorë, që lidhen me diabetin dhe sëmundjet kardiake dhe sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve më të pakta, në krahasim me minjtë e tjerë. Këto rezultate u prezantuan në “Experimental Biology 2008”, në San Diego, SHBA, nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Miçiganit të “Cardioprotection Laboratory”. Shkencëtarët kanë studiuar efektet e ekstraktit të qershive të kuqe të minjtë, për të prezantuar predispozicion ndaj obezitetit dhe insulino-rezistencës. Qershitë përmbajnë antioksidantë në nivele të larta, të quajtura “antociani”, që i japin frutit ngjyrën e kuqe. Në studim janë përdorur gjysma e minjve mbipeshë dhe gjysma të dobët, të ushqyer me një dietë që përmbante sasi të mëdha yndyrash. Për 90 ditët që kanë pasuar nga nisja e studimit, një pjesë e tyre janë ushqyer me dietë të pasur, me ekstrakte të qershive dhe një pjesë me një dietë që përmbante karbohidrate dhe kalori. Në përfundim të studimit, minjtë kishin marrë integratorë të qershive, shfaqnin nivele të ulëta të glukozit dhe kolesterolit në gjak, përveç sasive të pakta të yndyrave në nivel të mëlçisë. “Këto rezultate të reja janë shumë inkurajuese, sidomos në dritën e lidhjes mes inflamacionit, lipideve në gjak, mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit”, pohon Steven Bolling, drejtor i laboratorit. Për këtë arsye, studiuesit janë duke u përgatitur për të nisur një fazë pilot eksperimentesh klinike për të vlerësuar efektin e ekstraktit të qershive te njerëzit.

Comments are closed.