Qeveria, nismë e re për punësimin e të rinjve

Qeveria shqiptare, prej kohësh, po ndërmerr një nismë për t`i njohur të rinjtë me tregun e punës në mënyrë që ata ta vlerësojnë këtë treg në përputhje me ambiciet e tyre. Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, në mbledhjen e qeverisë se, se do të bëhet gjithçka për të krijuar mundësi të mëdha për punësimin e të rinjve dhe për rritjen e cilësisë në shkolla.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi shumë punë për të bërë, por gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm do të zbatohen masa të tjera të rëndësishme edhe në kohët në vazhdim. Do të vendosim një seri mekanizmash që garantojnë punësimin e të rinjve në nivele të barabarta, pasi nëse nuk bëhet një kujdesje e veçantë, atëherë shkalla e papunësisë të të rinjve do të rritet”,- tha Berisha.
Në këtë kontekst, Kryeministri informoi se Parlamenti shumë shpejt do të votojë ligjin për përjashtimin nga taksat për 3 vitet e para për çdo të ri të punësuar.
Nisma për të njohur të rinjtë me tregun e punës është mbështetur nga Fondi Shqiptaro-Amerikan.

Similar Posts