Qeverisja vendore, Sequi: Rol të rëndësishëm në programet e BE-së. Basha: Të forcojmë bashkëpunimin

Kreu i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi gjatë fjalës së tij në konferencën Kombëtare të Qeverisjes Vendore, ka vlerësuar se qeverisja lokale luan një rol të rëndësishëm në programet e BE-së. Sequi ftoi vendorët që të punojnë në interes të qytetarëve, të cilët gjatë zgjedhjeve u kanë dhënë besimin nëpërmjet votës. “Sëbashku me ju do të bëjmë më të mirën në të ardhmen. Qeverisjet lokale luajnë rol të rëndësishëm në programet e BE-së, që përbëjnë 3.5 milon euro. Ka lehtësira për vendet kandidate, në 2011 10 vizita studiuese kanë përfituar nga ky program dhe janë këtu sot. Inkurajoj të gjithë qeverisjen lokale të përdorin instrumentet në interes të votuesve që ju kanë mbështetur, shoqata është platformë për dialog kontruktiv. Sicc tha Nishani rruga drejt Europës duhet të jetë objektiv kombëtar, ku të gjithë vendi të mobilizohet. Ju bëj një apel, bëni administratën tuaj, bashkinë tuaj në mënyrë për të administruar eruopianisht”, theksoi Sequi. Ndërkaq, i pranishëm në këtë konferencë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka folur për një marrëdhënie të suksesshme bashkëpunimi mes institucionit që drejton dhe 11 minibashkive në Tiranë. “Dua të përmend këtu se procesi për planin urbanistik të Tiranës është drejt finalizimit. Kemi një decentralizim të kompetencave drejt minibashkive me të cilat kemi pasur një bashkëpunim dhe komunikim të kënaqshëm për projektet e Tiranës, tha kryebashkiaku. Po ashtu ai vlerësoi të rëndësishëm komunikimin mes njësive bashkiake dhe krerëve të komunave, duke veccuar se Bashkia e Tiranës, komunikimin e konsideron parësor. “Bashkia e Tiranës komunikimin e konsideron parësor, komunikimin e brendshëm për njësitë vendore të qytetit të Tiranës dhe komunikimin me komunat e bashkitë përreth. Mungesa e tij ishte shndërruar në një vonesë të shtrirë në kohë të vendimarrjeve të rëndësishme që nga plani urbanistik”, u shpreh Basha. Ndërkohë që ai kërkoi  që BE dhe institucionet ndërkombëtare të mos e shkëpusin vëmendjen e tyre nga qeverisja vendore. “Vëmendja e institucioneve ndërkombëtare nuk duhet të zbehët se ne jemi pushteti më afër qytetarëve dhe kemi dëshmuar që duam të punojmë për ta”, nënvizoi kryetari i bashkisë së Tiranës. Në këtë konferencë ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani i cili kërkoi kërkoi standartizim të organizimit të administratës vendore dhe tranferimit në pushtetin e tyre të aseteve ekonomike. “Besoj se fjala kyqe është standartizim. Ju ftojmë të punojmë sëbashku në stadartizimin e pjesës së organizimit të adminsitrëtës që drejtoni, së dyti të vetë-administrimit të resurseve që keni prej kohësh vijon dhe ka arritur një fazë të rëndësishme transferimi i aseteve ekonomikë tek qeveria lokale, dhe e pyjeve dhe kullotave”, deklaroi Nishani.

Comments are closed.