QEZHF: Qumështi në çerdhe e kopshte, i kontrolluar

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Reagon qendra që furnizon me ushqim çerdhet e kopshtet e Tiranës

Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka furnizuar çerdhet dhe kopshtet e Tiranës që ka në administrim, me produkte ushqimore, përfshirë dhe qumështin, të certifikuar dhe të pajisur me analizat përkatëse nga laboratori i AKU-së, sipas standardeve në fuqi. Nisur nga shqetësimet e ditëve të fundit për disa marka qumështin, bëjmë me dije se në të gjithë rastet, përdorimi i qumështit në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është paraprirë nga analizat e realizuara nga AKU. Raportet e këtyre analizave e përcaktojnë qumështin e përdorur të parametrave e standardeve të miratuara për konsum. Pavarësisht këtij fakti, deri në sqarimin e plotë të kësaj situate të krijuar, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve ka ndërprerë menjëherë furnizimin e çerdheve e kopshteve me të gjithë llojet e qumështit që janë përmendur në media dhe nga institucionet kontrolluese, “Primalat”, duke tërhequr dhe të gjithë sasitë që ndodheshin në çerdhe e kopshte. U është kërkuar institucioneve përkatëse, kryerja e analizave për qumështin në tregun tonë, në mënyrë që të tërhiqet për konsum ai produkt që është i standardeve të miratuara për konsum. Vetëm pasi të kemi në dispozicion raportin e institucioneve të specializuara për analizat e produkteve ushqimore, Qendra Ekonomike e Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve do të autorizojë tërheqjen e qumështit të shëndetshëm për fëmijët.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here