Qirjako: Sistem dixhital për 5 qytete

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Sistemi i kompjuterizuar i regjistrimit të pasurive të paluajtshme, e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë dhe në Azi në këtë aspekt. Vlerësimi është bërë në konferencën vjetore të Bankës Botërore “Për Tokën dhe Varfërinë”, e mbajtur në selinë e këtij institucioni në Washington. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako, ky sistem është instaluar aktualisht në 5 qytetet më të mëdha të vendit, ndërkohë që është në vijim edhe në qytete të tjera. Ndërkaq, Qirjako garanton se brenda këtij viti do të mbyllet procesi i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në të gjithë vendin. Regjistrimi dixhital i pronave, redukton kohën e këtij procesi, ul kostot financiare, si dhe shmang burokracitë e tepërta. Shqipëria klasifikohet si vendi i parë në Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, që ka projektuar dhe zhvilluar Sistemin e Kompjuterizuar të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gjatë kësaj konference, në të cilën merrte pjesë edhe një përfaqësi e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), Zj. Rumyana Tonchovska dhe Zj. Kathrine Kelm, eksperte të Bankës Botërore dhe pjesë e ekipit të Bankës për Projektin LAMP, prezantuan studimin për “Kontributin e Teknologjisë së informacionit për Përmirësimin e Administrimit të Pronësisë në Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore”. Pikërisht në këtë prezantim u theksua se, “në Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, Shqipëria është vendi i parë që ka projektuar dhe zhvilluar Sistemin e Kompjuterizuar të Regjistrimit, bazuar në këtë standard ndërkombëtar të ISO-s”.

Sistemi dixhital në 5 qytete

“Sistemi i Kompjuterizuar i Regjistrimit të Pasurive në Shqipëri (ALBSReP) tashmë është instaluar dhe është operativ në 5 ZVRPP si në, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Brenda Qershorit 2013, ky sistem do të instalohet edhe në 5 ZVRPP të tjera (Laç, Lezhë, Lushnjë, Vlorë dhe Korçë) duke mbuluar kështu 10 ZVRPP-të më të mëdha të cilat përfaqësojnë rreth 80 për qind të tregut të pasurive të paluajtshme. Shqipëria është një nga tre vende të rajonit (së bashku me Rusinë dhe Ukrainën) që ka zbatuar sistemit e gjurmimit on-line të të dhënave, i cili mundëson që qytetaret të ndjekin on-line procesimin e aplikimeve të tyre brenda afateve ligjore, duke kufizuar mundësitë e korrupsionit.”-bëri me dije për mediat Arben Qirjako, drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gjithashtu në këtë konference është prezantuar si një histori suksesi shërbimi më i ri i portalit “One Stop Shop” te Noteri, i cili kufizon komunikimin direkt të qytetarëve më punonjësit e ZVRPP-ve, si edhe redukton hapat dhe kohën e nevojshme për përfundimin e një transaksioni të pasurive të paluajtshme. Përpos vlerësimeve pozitive, që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë, objektiv tjetër i rëndësishëm i ZRPP-së është përfundimi i regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme në të gjithë territorin e vendit brenda vitit 2013. “Në përmbushje të këtij objektivi, falë edhe instalimit të një prej sistemeve më të mira kompjuterike të regjistrimit të pasurisë në rajon, vetëm vitin fundit, vetëm nga Projekti LAMP i Bankës Botërore, janë regjistruar rreth 200.000 pasuri në zonat urbane dhe janë në proces konsultimi nëpërmjet afishimit publik rreth 300.000 pasuri  të tjera, regjistrimi i të cilave përfundon brenda Qershorit 2013.”-shtoi më tej Qirjako. E gjithë kjo reformë në ZRPP, sikurse krijimi i një Regjistrit Dixhital për Pronat, ka qenë dhe është në funksion të krijimit të lehtësirave për qytetarët, duke ua bërë më të lehtë regjistrimin e pronave: – Nëpërmjet zbritjes së kohës së regjistrimit, nga 47 ditë që ishte në vitin 2005, në 9 ditë që është sot, deri në 2 ditë brenda vitit 2013.

– Nëpëmejt zvogëlimit të kostove financiare, deri në përgjysmimin e tyre.

-Traransaprencë më të madhe

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here