QSUT, prishet sërish aparatura e kobaltit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Pacientët akuzojnë për marrëveshje me privatët

Aparatura e vetme e kobaltit në shërbimin e Onkologjisë nuk funksionin për të katërtën herë brenda vitit. Sipas pacientëve, defektet e përsëritura janë të qëllimshme për t’i orientuar ata drejt sektorit privat. Drejtues të spitalit thonë se defekti është i vogël dhe po punohet për riparimin e shpejtë të tij. Shërbimi Onkologjik në Spitalin “Nënë Tereza” ka dy aparatura kobalti, njëra prej të cilave ka më shumë se një vit që nuk funksionon, për shkak të defekteve si dhe mungesës së lëndës radioaktive. Paralelisht me të, edhe aparatura tjetër e kobaltit, e cila ka afërsisht 5 vite që është instaluar në këtë spital vijon të prishet duke lënë pa kurim qindra të sëmurë nga tumoret. Aparatura është unike në sistemin publik terciar, çka nuk lë shumë hapësira zgjedhje për pacientët ose të paguajnë faturat e kripura të privatit ose të rrinë të presin rregullimin e radhës.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here