HistoriKulturë

Qyteti antik Olympe ose “humbësja jonë e madhe”

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Histori dhe realitete të ndryshme në kohë.

Nëse do të kërkosh numrin e ekspeditave arkeologjike pas viteve ’90, ai është zero. Nëse do të kërkosh shkrime apo diçka tjetër për Olympen, është zero.

1. Kur Burhan Dautaj mblodhi ekipin e punës së arkeologëve, zbriti nga fshati me tre emra të ndryshëm në faqen e tij të historisë. Emri i parë marrë nga hershmëria e tij: Olympe. Gjatë periudhës së mbretit Zog është ndërmarrë një regjistrim i ri për të zëvendësuar fshatrat me emra sllavë. Olympe figuron në këtë listë me numër 52 – Mavravë –Fitore. Do të quhej Fitore. Mavrovë është emri i saj i sllavizmit ku shumë fshatrat të krahinës së Labërisë u sllavizuan me emërtime të këtilla si: Gumenicë, Drashovicë, Lepenicë, Brataj, Vodicë. Kështu, ky qytet antik rreth 18 km larg Aulonës është emërtuar nga antikiteti: me tre emërtime: Olympe, Mavrovë, Fitore. Aktualisht, në vend të zgjidhte një nga të dy, ose Olympe ose Fitore, çuditërisht i ri si hije e zezë, ende emërtimi sllav mbetet: Mavrovë.

2. Ku u përqendruan gërmimet dhe çfarë sollën si rezultat

Kërkimet filluan në dy pika: shkruan Burhan Dautaj, përgjegjësi i ekspeditës – brenda mureve rrethuese të qytetit në skajin më jugor të majës se Rrethunit dhe në nekropol. Nga veriperëndimi ndërpritet prej rrugës këmbësore që lidh lagjen Ymeraj me Cakallovaj, derisa bashkohet me traktin në pikën C. “Ky trakt i ruajtur në lartësinë e tri radhëve (lartësi 2 m dhe gjatësi 12 m) është ngritur nga blloqe trapezoidal e katërkëndësh, me faqe pak të sfumuara. Ne fasadën e tij dallohen gurlidhësit tërthorë që përforcojnë strukturën e brendshme të murit. Këtu muri bën një kthesë në kënd të drejtë, për t’u ngjitur përpjetë shpatit perëndimor të kodrës, ndërpritet nga rruga këmbësore që lidh lagjen Shahaj me Cakallovaj, për t’u lidhur me traktin në pikën D. Trakti me gjatësi 21 m, lartësi 3. 25 m dhe gjerësi 2.80 m, është ruajtur në gjendje relativisht të mirë, me përjashtim të mesit të tij ku ka çarje e shkarje nga themeli. Muresa është ngritur nga blloqe gurësh gëlqeror dhe shtufore, pjesërisht te punuar me faqe trapezoidale dhe katërkëndëshe të gufuara ne pjesën e dukshme te tyre. Blloqet kane këto përmasa: 0.62 x 0. 46 m; 1.08 x 0.60 m; 1.60 x 0.60 m; 1. 80 x 0. 60 m. Rreshtat ne përgjithësi janë në linja të drejta me ndonjë shkallëzim që u është imponuar ndërtuesve me sa duket, edhe nga pjerrësia e madhe e terrenit. Duke filluar nga fundi ne rreshtin e trete, shfaqen gurëlidhësit tërthorë të vendosur në distanca të ndryshme që lëvizin nga 2.85 deri në 3 m. Themeli i ngritur nga blloqe te papunuar ku duken qartë gjurmët e nxjerrjes së tyre nga gurorja, është lënë si thembrat me një dalje 0. 15-0. 20 m nga muri. Nga qoshja ku trakti merr kthesën nga lindja, muri me gjatësi 23 m i është nënshtruar një rindërtimi qe shkon deri ne themel. Në vendin me emër toponimik “Çezma e plakës”, lartësia e murit sipas arkeologut, Burhan Dautaj “arrin në katër radhë gurësh, ndërsa më tej kap lartësinë e 6-7 radhëve.

3. Kalaja në fshatin Mavrovë, monument kulture

Qyteti antik Olympe është regjistruar si monument kulture: Kalaja në fshatin Mavrovë, 1963. Muret e saj ne i gjetëm 285 m lartësi mbi nivelin e detit. Poshtë është Shushica, që rrjedh me gjatësi rreth 85 km me derdhje në Vjosë. Përkarshi ka fshatin Lapardha. Poshtë në Sirokëmbë ka fushat deri tek ura në Sklap. Ka ullinj shekullorë. Aty nga vitet ’88, kam takuar arkeologun Llambi Durollin në Mavrovë. Nga shkolla e fshatit zbritëm poshtë tek udha. Llambi më tregonte për vendbanimin e hershem dhe monedhën e saj. Në rrjedhën e Shushicës ka edhe një vendbanim si Cerja rreth 60 km nga qyteti i Aulonës dhe ka shërbyer më shumë si qendër e fortifikuar për kontrollin e rrugëve që mbronin nga largësia. Arkeologët thonë se një popullsi ilire ka jetuar pikërisht këtu prej epokës së bronzit. Mirëpo, ajo që na kishte tërhequr më tepër qe kalaja e Mavrovës. Rruga ishte përmirësuar nga qendra e fshatit, deri në lagjen Çakallovaj ku u ndeshëm me gjurmët e para të kalasë.

Kalaja shtrihet në një sipërfaqe të mëdha rreth 13 ha. Murre brenda shtëpisë së Hoxhajve. Gurët e mëdhenj na i tregoi një banor vendas. P. Hoxha. Ka mbetur i vetëm nga banorët që kanë zbritur në qytet. Mure rrethues është i mbytur nga vegjetacioni. Muret brenda banesës së Hoxhajve kanë mbetur të paprekur. Emrin Olympe, qyteti mendohet se e mori nga vajza e Mbretit Pirro, Olimpia. Këtë variant e hodhi për herë të parë arkeologu Hasan Ceka, Olympe u identifikua nga arkeologu Burhan Dautaj, i cili gjatë gërmimeve të zhvilluara në vitet 1960 gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan. Zhvillimin më të madh, Olympe e arriti në vitet 229-148 P.K. me nxjerrjen e monedhave, të cilat përdoreshin vetëm brenda ekonomisë së këtij qyteti. Ato kishin simbole të ngjashme me monedhat e Apolonisë, Amantias dhe Bylisit. Interesant është fakti se autorët antikë heshtin për praninë e këtij qyteti, i cili ndeshet vetëm te Stefan Bizantini që e përmend te vepra e tij.

4. Asnjë vizitor nuk njihet në këtë qytet antik

Ka një harresë gati të madhe. Të përhershme. Dhe një definicion. Asnjë vizitor nuk ka shkelur në këtë qytete antik. Olympe nuk përfshihet për t’u vizituar. Olympe ka 50 vjet që nuk pastrohet nga vegjetacioni. Nuk mirëmbahet dhe nuk dihet ku fillon dhe ku mbaron qyteti antik. Nuk ka një guidë. Nuk ka të regjistrua në ndër vite numrin e vizitorëve. Përveç murrit rrethues të qytetit, nekropoli dhe zbulimet e tjera arkeologjike janë fshirë dhe janë zhdukur nga harta. Nëse do të duhet të kërkosh nekropolin, do të gjesh vetëm 5-6 gurë dhe një shenjë e një grope të dikurshme. Nëse do të kërkosh numrin e vizitorëve ai është 0. Nëse do të kërkosh numrin ekspeditave arkeologjike pas viteve’ 90, ai është 0. Nëse do të kërkosh shkrime apo diçka tjetër për Olympen, ai është 0.

Nëse do të kërkosh interesimin për këtë zonë arkeologjike ai është zero!

Duke thjeshtëzuar pyetjen: A e njihni kush është qyteti antik Olympia? 13 ha sipërfaqja e saj. “Kalaja e Rethunit” është muri rrethues i qytezës antike. Burhan Dautaj, gjatë gërmimeve në vitet 1960, gjeti tetë monedha me mbishkrimin Olympiastan. Një ndër këto është Olympia, qytet tjetër i Koinonit Amantia, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin e sotëm Mavrovë, në anën e djathtë të lumit Shushica, kur rrjedh lumi. Qytet fortifikues me përqendrim vrojtimin në rrjedhën e lumit Shushicës, ashtu sikurse edhe vendbanimi i hershëm por i njëkohshëm Cerja në Smokthinë. Arkeologu: S. Anamali: Prova e sjellë nga Ugolini se në afërsi të Plocës, mungojnë rrënoja te tjera të lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit rreth Plocës janë zbuluar tepricat e tre qyteteve të tjera të fortifikuara, bashkëkohës me atë të Plocës dhe pikërisht ne Matohasanaj në lindje të Plocës, ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Mavrove, ne perëndim, të dyja ne luginën e Shushicës…

Ky është qyteti Olympe ose “humbësja jonë e madhe”.

GËZIM LLOJDIA

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin