Radhë të gjata në Londër për blerjen e iPad3

Më në fund adhuruesit e Apple do të kenë në dorë iPad 3. Por për blerjen e tyre, ata nuk kursehen për të qëndruar me orë të gjata para dyqaneve ku shitet ky iPad3, madje ata nuk lodhen edhe pse duhet të flenë disa orë jashtë. Janë radhë të gjata me persona të apasionuar pas teknologjisë dhe që duan të pajisjen me teknologjinë më të re. Ata shprehen të kënaqur pas blerjes së iPad të ri dhe e vlerësojnë atë tepër të bukur. 21 vjeçari Zohaib Ali, nga Uxbridge, ishte i pari blerës ndër 600 personat që po prisnin në radhë për pesë ditë me radhë, dhe më në fund pas 141 orë pritjesh ai ka arritur të marrë në dorë iPad e ri. Fansat e Apple, kanë qëndruar për orë të tëra të ulur në rrugë dhe mbanin radhën për blerjen e iPad 3, pranë dyqanit në Regent Street, London.

Comments are closed.