Rama: Presidenti i ri duhet të jetë gjithpërfshirës, ja tri kushtet tona

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

“Do të derdhim të gjitha energjitë pozitive, për t’i dhënë vendit një president gjithpërfshirës dhe jo noter partiak”. Kështu është shprehur kreu i PS-së, Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ku deklaroi se procesi i zgjedhjes së presidentit të Republikës është shumë i rëndësishëm për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Ai veçoi faktin se tashmë është koha për të folur për karakteristikat e presidentit të ardhshëm, por nga ana tjetër theksoi se është ende herët për emra. “Do të ketë ose jo proces politik të zgjedhjes së presidentit të ri. Për ne kjo është një çështje përcaktuese për fatin e statusit të kandidatit për BE. Do të derdhim energjitë pozitive që të ndërtohet proces gjithpërfshirës mes palëve për t’i dhënë vendit një president dhe jo noter partiak. Kam pasur takime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e palëve parlamentare që fillimi i një procesi zgjedhor në parlament të përkojë me arritjen e një konsensusi sa më të gjerë për mënyrën sesi palët do të duhet ta trajtojnë këtë çështje të rëndësishme. Është herët që të flitet për emra, kjo fazë duhet të jetë përgatitore për një proes. Është koha për të folur për identikitin e presidentit të Republikës në kushtet kur nga njëra anë për mënyrën sesi do të zgjidhet do të varet statusi i kandidatit dhe nga ana tjetër do të përcaktohet vlerësimi real që çdo njëra palë do i bëjë momentit historik të 100 vjetorit të pavarësisë”, u shpreh Rama. Ndër të tjera ai theksoi se Shqipërisë i duhet një president të plotësojë tre kërkesa. “T’i japë shtysë vendimtare procesit të marrjes së statusit të kandidit duke u përzgjedhur përmes një procesit politik dhe jo përmes një procedure të bazuar tek numrat. E dyta të jetë garant i kushtetutës dhe e treta, të përbëjë një faktor sigurie dhe paanësie për palët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, u shpreh ai. Ndër të tjera Rama kërkoi që grupi parlamentar socialist të mos bëhet shkak për shtyrje të reformës zgjedhore dhe të mbyllet në gjysmën e parë të këtij muaji. Po ashtu, kryetari i PS-së, ka folur edhe për vrasjen e ish deputetit socialist, të qarkut të Fierit Fatmir Xhindi, ku deklaroi se moszbardhja e saj është karakteristikë e vrasjeve të nxitura politikisht. Sipas tij, sa më shumë zgjatet errësira e viteve mbi atë vrasje, aq më pak mund të përjashtohet sfondi politik i saj. “Apeli për të nxjerrë në dritë të dorës që vrau mikun tonë është natyrshëm në këtë përvjetor të 3 të humbjes së tij tragjike. Le të angazhohemi se qeveria jonë nesër do të zbardhë këtë krim makabër duke bërë gjithçka të mundur që drejtësia të vihet ën vend. I paharruar miku ynë Fatmir Xhindi”, nënvizoi Rama.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin