Rama: Kryeministri nuk thotë ndonjë gjë për urbanistikën

Kryetari i Partisë Socialiste dhe ish kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në takimin e bashkisë për konkursin e bulevardit të kryeqytetit. “Verbëria antiurbane e KM krijoi Shqipërinë e batërdisur nga ndërtimet pa leje. Zgjedhja e qartë: Një rilindje shqiptare ose rrënim i mëtejshëm”, thekson Rama në reagimin e tij. Më herët, kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e çeljes së konkursit për zgjatimin e Bulevardit të kryeqytetit, të organizuar nga Bashkia e Tiranës, shigjetoi ish-kryetarin e Bashkisë Edi Rama, duke e cilësuar si një piktor të dështuar që i mungonte vizioni. “Paraardhësi ishte një piktor i dështuar, jo për faktin se nuk i shiteshin veprat por nuk kuptonte se njerëzit nuk kanë vetëm nevojë të shohin por edhe të ecin, kjo është urbanistika dhe ky është dimensioni që qyteti pret. Le ta konsiderojmë këtë një fillim premtues”,  u shpreh kryeministri.

Comments are closed.