Rama: Kryeministri të heqë dorë nga mandati i deputetit socialist

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama në mbledhjen e grupit kuvendor socialist ka shprehur shqetësimin e opozitës në lidhje me mandatin e deputetes Rudina Seseri. “Ne jemi të shqetësuar për një tjetër goditje antidemoraktike në kuvend, ku orkestohet tentativa për bllokimin pamundësi me qëllim vjedhjen e një mandati deputeti opozitar. Për muaj me radhë ne kemi kërkuar që kjo çështje e qartë të zgjidhet përmes arsyes, por askush nuk duhet të mendojë se duke bllokuar rrugën e arsyes do të imponojë një tjetër vjedhje votash, këtë herë mu brenda në sallën e kuvendit. Kemi informuar për këtë komunitetin ndërkombëtar dhe publikun. Kryeministri të heq dorë nga mandati i deputetit socialist për të mos hapur një andrallë të re për funksionimin e parlamentit. Sigurisht që ne nuk do të presim kaq sa kemi pritur, por shpesojmë që ky problem nuk do të kthehet në një krizë të re politike”, u shpreh ai.

PS ka dy propozime të reja për të ndihmuar bujqësinë

Në këtë mbledhje, kreu socialist ka folur edhe për programin e kësaj force politike për bujqësinë, ku deklaroi se PS-ja, ka dy propozime të reja për të ndihmuar bujqësinë.  “Nuk mund të mos na vijë mirë që qeveria pas shtatë vitesh të braktisjes së fshatit ka kopjuar nga ne një elemnt të rëndësishëm për zhvillimin rural. Është një nismë e dobët nga mënyra si është konceptuar, është larg standarteve të kërkuar nga BE, por është një hap shumë i vogël në drejtimin e duhur. Në këndvështrimin tonë nuk do të zgjidhë problemin e madh që synon të trajtojë. Zhvillimi rural është një nga shtyllat kryesore të programit tonë dhe për ne një rilindje shqiptare është e mundur vetëm nëse i jepet fund braktisjes së qeverisjes së sotme ndaj fshatit. Teksa qeveria propozon projektiligjin që nuk e kundërshtojmë në parim, ne do të kërkojmë miratimin e dy nismave të tjera me rëndësi për fshatin, propozimin për uljene  TVSH për imputet dhe akcizës së naftës. Këto nisma janë gati dhe kërkojnë këmbënguljen dhe pasionin e grupit socialist për t’i çuar përpara në komunikimin me publikun dhe debatin e brendshëm parlamentar. Çmimi i naftës në bujqësi është 4 herë e gjysmë më i lartë sesa premtimi i kryeministrit për fermerët. Qeveria jo vetëm nuk e ka mbajtur premtimin për të ulur çmimin e naftës në bujqësi por ka lejuar trefishimin e çmimit krahasur vite më parë”, u shpreh Rama, për të shtuar se grupi parlamentar socialist i parlamentit do të propozojë TVSH zero për plehratr kimike, uljen e TVSH 10% për farërat që përdoren në bujqësi. Kreu socialist deklaroi gjithashtu se programi i PS shënjestron uljen e çmimeve bujqësore dhe imputeve bujqësore, me qëllim lehtësimin e daljes së produkteve bujqësore edhe në tregjet e eksportit.

Comments are closed.