Rama në Twitter mohon akuzat: Dështimi për statusin, dështmi i kryeministrit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së. Rama ka theksuar se askush nuk duhet të harrojë se për pjesën që i takon opozitës, përgëzimet e BE-së, janë publike dhe këto sipas tij lidhen edhe me procesin e ligjeve me 3/5. Ndër të tjera në reagimin e tij, Rama duke i cilësuar akuzat e Berishës se opozita po pengon integrimin si shpifje, theksoi se dështimi i Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat për të tretën herë është dështim i kryeministrit, të qeverisë dhe politikave të dështuara të tij. Ai ka theksuar se Berisha shpif teksa fajëson dhe akuzon opozitën për këtë deshtim. “Ky dështim nuk mbulohet me baltën e shpifjeve dhe nuk justifikohet kurresesi duke hedhur fajin mbi opozitën!”, thekson kreu socialist në reagimin e tij. Sipas tij, fakti është se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor në ndryshimet e tij. “Shpifja e ditës niset nga një diskutim brenda grupit PS. Fakti është se Kodi Penal u votua dhe PS dha kontributin kryesor në ndryshimet e tij”, vijon Rama.

Comments are closed.