Kryeministri Edi Rama, komentoi letrën që Presidenti Ilir Meta i drejtoi Donald Trump, pas votës së Shqipërisë në OKB, ku vendi ynë doli kundër propozimit të Presidentit amerikan, për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Duke folur mesditën e sotme në konferencën përmbyllëse të vitit, ai tha se nuk e kishte parashikuar një letër të tillë.

“Nëse do ta dija se e kishe për Presidentin pyetjen për katundin dhe kazanin do kisha qenë më i ashpër me katundin. Unë se kam takuar disa herë, në zyrë jemi takuar një herë. Shqipëria e ka shumë të qartë kushtetutshmërish natyrën e Republikës së saj dhe politika e jashtme është ekskluzivit i qeverise. Nuk e di për ça do konsultohesha me Presidentin, për një qëndrim konform OKB. Presidenti e di këtë se ka qenë më parë aty ku është sot, ministër i Jashtëm”, u shpreh Rama.

Ai ironizoi në vijim duke thënë se nuk mund të kishte parashikuar dot letrën e Presidentin Meta “siç nuk parashikova dot këpucën e Monikës. Fuqia ime e parashikimeve nuk shkon më shumë se kaq”.