Rama: PD e ndarë në tresh, nuk bën shumicën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili ndodhet në Londër, ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së. Në reagimin e tij, ndërsa i ka cilësuar si shpifje deklaratat e kreut të qeverisë Rama ka theksuar se PD-ja është e ndarë në tresh dhe nuk përbën më shumicë. “Shpifja e ditës: Edi Rama u thotë të tijve do fitojmë nga Kreshniku! E vërteta: PD është ndarë në tresh dhe të treja PD bashkë s`bëjnë shumicë!” shkruan Rama. Ai ka theksuar më tej se ora e kryeministrit ka ngecur në të shkuarën duke theksuar se sulmet ndaj opozitës nuk mund të ofrojnë zgjidhje për problemet që po kalon vendi. “Shpifjet s`janë vizion. Fyerjet nuk janë program. Sulmet ndaj opozitës s`janë zgjidhje për problemet e vendit. Programi ynë për një Rilindje Shqiptare është rruga që bashkë me qytetarët do të hapim drejt Bashkimit Europian për një Shqipëri Europiane”, thekson më tej Rama. Kreu i PS-së, i cili ndodhet në Londër ku është takuar me Mark Pritchard, deputet konservator i angazhuar me Shqipërinë dhe sekretar i të famshmit 1922 Committee, të partise së kryeministrit britanik Devid Cameron.

Comments are closed.