Rama për Gjykatën Administrative: Duhet ekspertizë ndërkombëtare

Në dëgjesën e radhës të organizuar nga partia Socialiste për ligjin e Gjykatës Administrative, kryesocialisti Edi Rama tha se është shumë e rëndësishme që përfaqësuesit e biznesit apo ekspertiza ndërkombëtare të jenë prezent deri në fundin e draftimit të ligjit. Rama kërkoi prej tyre që të mos pranojnë aspekte, që mund të kenë mangësi dhe që mund të shkaktojnë probleme. “Duke dashur të nënvizoj se sa shumë e rëndësishme është që të gjithë përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, shoqërisë civile apo ekspertiza ndërkombëtare të jetë deri në fund dhe të mos pajtohet lehtësisht me aspekte të tij që mund të ketë mangësi, të cilat nesër mund të përbëjnë problem”,- u shpreh Rama. Sipas tij, ndonëse mund të jetë shumë e lehtë të ndërtohet një gjykatë e re, duhet pasur kujdes sepse duke e ndërtuar atë në letër mund të krijohet një tjetër degë e korrupsionit në drejtësi.

Comments are closed.