Rama: Programi për ish të përndjekurit, thyerje akulli mes PS-së

Partia Socialiste ka mbajtur sot tryezën e programit për ish të përndjekurit politik. Në fjalën e tij, kreu socialist Edi Rama u shpreh se programi i PS është rruga e rivendosjes së demokracisë dhe ribashkimit me Europën. Ai theksoi se kjo është tryezë publike e akullit mes PS dhe shtresës së ish të përndjekurve dhe se opozita asnjëherë nuk është ulur institucionalisht për të vënë piketat. Kryetari i selisë rozë ka deklaruar se programi i PS-së për të përndjekurit është rruga e vetme për të adresuar problemet e tyre me dinjitet dhe seriozitet. “Kjo tryezë përbën edhe thyerjen publike të një akulli të mbetur gjatë mes PS-së dhe atyre që vuajtën nën lëkurë barabërinë e regjimit komunist dhe kjo jo se më parë nuk ka pasur komunikim me këtë grup shoqëror por se anjëherë më parë nuk kemi arritur të ulemi bashkarisht për të vendosur piketat e së ardhmes. E di shumë mirë se një pjesë e kësaj shtrese sot jo vetëm nuk përfaqësohet këtu por e sheh me shpërfillje këtë tryezë dhe pse jo fatkeqësisht me përbuzje. Për ta ne kemi qënë dhe mbetetemi pjesë e Partisë së Punës. U bë 21 vjet nga ajo ditë dhe sot ka ende shumë ndër ish të përndjekurit që ende s`kanë marrë asgjë vijojnë të jenë pengje të një paragjykimi ndaj nesh të mbajtur gjallë qëllimisht nga ana e Sali Berishës dhe e gjithë oborrit të tij ” ka theksuar Rama. Ndër të tjera ai shtoi se programi i PS për ish të përndjekurit vendos piketat e rrugës së shërimit të plagëve. “Programin duam ta detajojmë në formën e një kontrate qeverisëse me shqiptarët dhe përkatësisht me ish të përndjekurit politik në këtë rast. Është vërtetë për të ardhur keq, për t’u ndjerë të nëpërkëmbur e të poshtëruar se përveçse në 20 vjet, sidomos në këto 7 vite të një qeverisje që ka gëzuar votën të shumicës dërrmuese të ish të përndjekurve, jo vetëm nuk është mbyllur plaga e moskopnesiomit material, por ka mbetur e hapur edhe plaga e moskompensimit moral. Një tallje e madhe që vjen sa prej injorancës aq edhe prej shejtan budallallëkut të një qeverie primivite, pa asnjë edukatë në raport me të vërtetën, të bukurën, të dobishmen për shoqërinë. Dua t’ju siguroj ju ish të përndjekurit që projekti ynë në këtë drejtim do të jetë shembull mbreslënës për brezat që jetojnë në Shqipëri, për vet Europën”, nënvizoi Rama. Ai theksoi gjithashtu se çështja e hapur e njerëzve të përndjekur dhe e pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunisti, për opozitën nuk është as çështje partiake, as elektrolae, por çështje me interes publik e kombëtar që duan të zgjidhin për të vendosur një ekuilibër mes dy grupeve shoqërore.

Comments are closed.