Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka zbuluar sponsorin e Partisë Demokratike.

Ai pyeti të gjithë nëse e njihnin Rrok Gjokën, që sipas tij ishte financues për fushatat elektorale të PD. Po ashtu, Rama theksoi se Basha gjatë kohës që ishte kryebashkiak i ka dhënë Gjokë tendera.

Kë mbaruat mor, ju ka mbaruar vaji i kandilit. Rruga e Arbrit e cila ishte 27 km, dhe propozimin e ka bërë Rrok Gjoka. E njihni ju? Ju të republikës së re mos shihni, se nuk e njihni. E kam me këta të republikës së vjetër. Ai është themeltar i PD. Është sponsori i PD në çdo fushatë elektorale. Është përfitues i tenderave të kreut të PD kur ishte kryetar i bashkisë së Tironës tonë. Ato para po pastroni? Paratë e pikës që s’u bie që merreni me këto lloj gjërash”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)