Ramsey: Jemi të motivuar për t’u renditur në vendin e tretë

Aaron Ramsey shpreson që Arsenali të mund të vazhdojë formën e mirë që po kalon së fundmi dhe të ruajë pozitën e tretë në Ligën Premier.  Topçinjtë i kanë fituar të gjitha shtatë ndeshjet e fundit, duke ia marrë pozitën e tretë rivalit lokal, Tottenhamit, që më herët kishe 10 pikë avantazh. “Ne kemi dëshmuar se mund ta bëjmë dhe se sa të motivuar jemi për të përfunduar në vendin e tretë. Ne po e bëjmë këtë për momentin dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”, ka thënë Ramsey.

Comments are closed.