Ranieri i përlotur pas fitores së zikaltërve

Për ditëlindje zikaltërit i dhurojnë fitoren e humbur skuadrës së tyre. Pas ndeshjes, ka pasur kënaqësi e shprehur si në fjalët e Claudio Ranieri edhe në ato të presidentit Massimo Moratti.

Ranieri i përlotur

Tensioni ishte i lartë për zikaltërit, tension i cili nga ana e Claudio Ranierit është shfaqur me lot kur Samuel ka ndryshuar rezultatin dhe i ka dhuruar fitoren skuadrës. “Kam lëvizur? Do të thotë që vërtet e dua, djemtë kanë kaluar një provë të madhe. Është një rezultat që bën moral, është një frymëmarrje e thellë e ajrit të pastër. Champions? Në San Siro nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por jemi gati të luajmë të gjitha shanset tona. Hapi tjetër është të kërkojmë kualifikimin, do të përqendrohemi shumë mirë në lojë dhe do të bëjmë të gjitha veprimet që kemi bërë deri më tani. Fitorja të dhuron gjithë gëzimin që nevojitet. Të rrish një muaj pa fitore, nuk është diçka e lehtë, fal djemve të cilët kanë bërë një lojë të bukur. Fitorja mbërriti në momentin e duhur dhe duhet të na dhurojë entuziazmin e nevojshëm për të përmbysur rezultatin”, shprehet trajneri pas ndeshjes.

Moratti dhe ditëlindja

“Nisur nga fakti se është ditëlindja e Interit, ka një motiv më shumë për të festuar këtë fitore”, buzëqesh Massimo Moratti kur tregon gëzimin e tij pas ndeshjes me fitore 2-0 ndaj Chievo, fitore e dhuruar nga Samuel dhe Milito. “Kam ndjerë shumë kënaqësi, shprehte numri një i zikaltërve. Në fund të ndeshjes jemi përqafuar me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjeve sepse ishte një gëzim i papërshkrueshëm. Shpresojmë që fitorja të na vlejë edhe për ndeshjet e ardhshme. Skuadra ka luajtur me siguri dhe teknika në fushë ka qenë shumë e mirë. Kemi fituar por mund të dhurojmë ndeshje akoma edhe më të mira. Jam i bindur se fitorja kundër Marsiglia, do ta na ndihmojë. Rinovimi i skuadrës? Unë besoj se eksperienca na duhet gjithsesi, por do të shohim se çfarë mund të bëjmë”, shprehet Moratti.

 

Comments are closed.